Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha i përgjigjet mesazhit të dhëndrit të martuar në Fier: Sot Opozita është shumica!

03/05/2025
Berisha i përgjigjet mesazhit të dhëndrit të martuar në Fier: Sot Opozita është shumica!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha ndau sot me mbështetësit e opozitës në Fier një përgjigje për mesazhin e dhëndrit të martuar në Fier. Sot Opozita është shumica! Pakicë është Edi Rama dhe Lubi Balluku, që kryejnë krime kundër njerëzimit, thekson Berisha.

“Një djalë nga veriu më shkruante sot në një mesazh. Me thoshte: unë u martova në Fier me një vajzë nga Fieri, por problemi im është se, krushqia është e majtë. Dhe më thotë se ne nuk i votojmë ata, se ata janë pakicë, se ne s’kemi pse t’i votojmë. Dhe ai më pyet, çfarë t’u them unë atyre?
Tani unë këtu para jush, dua t’i jap një përgjigje krushqisë së këtij dhëndri nga veriu.
Sot, Opozita nuk është më kurrë pakicë. Sot, çdo shqiptar i cili konsideron dinjitetin njerëzor si shtyllë kryesore të lirisë dhe ekzistencës së saj, është për opozitën. Dhe ju, të dashur familjarë të këtij dhëndri demokrat, jeni me Opozitën.
Ju, jeni me Opozitën, sepse, në rast se, në familjarët tuaj keni të moshuar dhe pensionistë, Opozita më 11 maj, në 100 ditët e para u rikthen dinjitetin pensionistëve të familjes suaj dhe të të gjitha familjeve shqiptare.
Në 100 ditët e para, në një akt respekti, detyrimi madhor ndaj tyre, detyrimi madhor për kontributin që ata kanë, në një akt mirënjohjeje për çfarë ata kanë bërë për Fierin dhe Shqipërinë, ne vendosim minimumin jetik për çdo shqiptar, 200 euro.
Ne, vendosim pensionin minimal 200 euro. Ne, vendosim statusin e minatorit për çdo qytetar të ëktij qarku që ka punuar në naftë.
Ne, vendosim rrogën minimale 500 euro.
Ja pra, të gjitha ata që janë me këto, janë me shumicën. Ne jemi sot shumica e shqiptarëve. E di kush janë pakicë sot?
Pakicë janë: Edi Rama, Lubi Balluku që plaçkisin, grabisin.
Ju, pensiositët, rrogëtarët, mjekët, mësuesit, naftëtarët u grabisin me miliarda euro dhe pastaj bëjnë fushatën alla Zegjineja, apo Zeqirie, si quhet kjo.
Jo, të dashur familjarë të dhëndrit, ju jeni me ne. Sepse ju, nuk mund të mohoni, se të trajtosh pensionistin me një pension që, nuk i mjafton as për kafshatën. Të trajtosh pensionistin me një pension që nuk blen dot ilaçet, është krim”, deklaroi Berisha në mitingun e madh në Fier. r.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

19/03/2026
Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

19/03/2026
Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

19/03/2026
Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

19/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

19/03/2026
Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

19/03/2026
Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

19/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.