Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SPAK nis verifikimet për kontratën e lobimit të PD, reagon selia blu: Gjithçka ligjore dhe transparente

27/04/2025
Votimi për kryetarin e PD, te gjitha adresat e qendrave të votimit në gjithë Shqipërinë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria e Posaçme njoftoi sot se ka nisur verifikimet në lidhje me kontratën e lobimit të Partia Demokratike me një kompani amerikane lobimi ndërkohë që ka reaguar PD duke konsideruar se SPAK komandohet nga Rama.

“Pasi e përdori SPAK për vite me radhë si kapak për pusetën e skandalit të tij me McGonigal, sot Rama ka zgjuar sërish nga gjumi ata që kanë mbyllur sytë teksa kartelët e drogës në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Shkodër janë përfshirë më fort se kurrë për të deformuar vullnetin e zgjedhësve, njëlloj siç mbyllën veshët para audiove të dosjeve 339 dhe 184! Njëlloj siç kanë mbyllur sytë para 150 milionë eurove të vjedhura të inceneratorëve, nga të cilat SPAK jo vetëm nuk ka rekuperuar asnjë qindarkë, por hesht si fija e barit se ku kanë përfunduar 150 milionë euro për një vepër që nuk ekziston”, thuhet në deklaratën e PD.

PD ka shpjeguar se kontrata është ligjore dhe transparente.

”Mesa duket kontrata e PD me avokatin e Presidentit Trump nuk ka trembur vetëm Ramën, por dhe veglat e tij. Në fakt, jo pa të drejtë! Pasi sot denoncimet e saj për McGonigal, përzierjen e karteleve të drogës të mbështetur nga Edi Rama dhe narkopolicia në procesin zgjedhor, përfshirë bashkëpunimin e heshtur të organeve të drejtësisë, kanë veshin e administratës dhe Kongresit të SHBA!

Partia Demokratike është transparente për kontratën me avokatin e Presidentit Trump, e cila është nënshkruar në përputhje të plotë me ligjet e të dyja vendeve dhe depozituar në FARA sipas çdo rregulli! Partia Demokratike gjen dhe njëherë rastin të falënderojë patriotët e komunitetit shqiptaro-amerikan për bujarinë dhe ndihmën e pakursyer për çmontimin e regjimit të Edi Ramës!

Sot Partia Demokratike, falë diasporës, është më e fortë se kurrë! Ditët e Ramës janë të numëruara! Fitorja është afër dhe i bëjmë thirrje të gjithë demokratëve brenda dhe jashtë Shqipërisë të angazhohen fuqimisht në dy javët e mbetura të kësaj fushate për të realizuar qëllimin tonë final që është Shqipëria Madhështore!”?, thuhet në deklaratën e PD. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Policia, hetime për gjetjen e Ervis Martinaj, kontrolle banesash nga Laçi në Vlorë

“Ish drejtues të policisë kriminale të përfshirë në zhdukjen e Ervis Martinajt”

12/05/2026
Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

12/05/2026
SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

SPAK mbyll hetimet për 24 anëtarë të rrjeteve të trafikut të kokainës

12/05/2026
Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

12/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Policia, hetime për gjetjen e Ervis Martinaj, kontrolle banesash nga Laçi në Vlorë

“Ish drejtues të policisë kriminale të përfshirë në zhdukjen e Ervis Martinajt”

12/05/2026
Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

12/05/2026
SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

SPAK mbyll hetimet për 24 anëtarë të rrjeteve të trafikut të kokainës

12/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.