Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Këlliçi, thirrje SPAK për hetimw të shpejta për krimin elektoral të PS në Dibër

26/04/2025
Këlliçi, thirrje SPAK për hetimw të shpejta për krimin elektoral të PS në Dibër
Share on FacebookShare on Whatsapp

Anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi deklaroi sot se Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe dhunën fizike të paprecedentë që, Jeton Dani, babai i kandidatit të Partisë Socialiste Murat Dani, së bashku me disa mbështetës të tij, sëbashku me disa vrasës si dhe mercenarë në Policinë e Bulqizës, kanë ushtruar ndaj kreut të degës së Partisë Demokratike Bulqizë, Shaqir Manjani dhe kryetarit të Forumit Rinor në Bulqizë, Klajdi Patria, të dy politikanë model në zonë, shembull të qytetarisë dhe integritetit.

“Pamjet e bëra publike tregojnë qartë se kush janë agresorët dhe ata që po tentojnë të përgjakin fushatën elektorale në Qarkun Dibër, teksa konflikti ka agravuar në përplasje të dhunshme mes palëve dhe Policia e Bulqizës në vend që të dërgojë në SPAK Jeton Danin, me urdhër politik kallëzon Drejtuesin Politik të PD Xhelal Mziun.

Drejtuesi Politik në Qarkun Dibër, Deputeti Xhelal Mziu, ka njoftuar strukturat e rendit se po provokohen në takime elektorale nga zyrtarë të administratës, por urdhri i drejtuesve të Policisë Dibër mesa duket ka qenë i qartë të zbatohet platforma Edi Ramës “hëngshin kokat e njëri-tjetrit”

Eksponentët e Partisë Socialiste të cilët kanë marrë leje për miniera në Bulqizën e Mjerimit, të mbështetur nga segmente të Policisë së Dibrës që është peng i SKY EÇ dhe kanabisit, me këto akte agresioni duan të na trembin, por i kanë bërë llogaritë gabim dhe u bëj apel të mos të tentojnë të përgjakin Dibrën për llogari të kreut të narkoshtetit, Edi Ramës”, tha Këlliçi.

Në vijim ai i bëri thirrje Policisë së Shtetit dhe strukturës së SPAK që drejtohet nga dibrani Altin Dumani, të mos qëndrojë indiferentë përballë platformës 184/2 që po tentohet të implementohet në Dibër.

“Nëse Altin Dumani nuk e di se cili ka qenë fati i dosjes 184, e sigurojmë se pa asnjë diskutim do ta mësojë se cili do të jetë fati i dosjes 184/2 që po tentohet të implementohet në Dibër dhe mbarë veriun e vendit.

Struktura e patronazhistëve në Dibër, nuk po i ndal presionet dhe kërcënimet ndaj administratës duke u kërkuar të sigurojnë vota si dhe po u bëhet presion për familjarët e tyre në Diasporë.

Task Forca e SPAK duhet të japë shpjegime urgjentisht se ku janë me hetimin e krimit zgjedhor në Qarkun Dibër, një zonë me risk të lartë për krim elektoral.

I bëj thirrje SPAK të hetojë aferat me prona publike që Festa Mjeshtri, Kryetarja në dorën e këtyre kriminelëve, i ka dhënë si shpërblim për mbështetjen kriminale zgjedhore në zgjedhjen e saj si kryetare”, theksoi Këlliçi. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kush ishte mbrapa sulmit të sotëm që gati ndali internetin

SHBA sekuestron faqet iraniane që kryen sulme kibernetike, mes tyre edhe ‘homeland’

20/03/2026
4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Lirohet nga qelia drejtori i burgut të Rrogozhinës, magazinat me kanabis, në kërkim vëllai

20/03/2026
CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

20/03/2026
FOTO/ “Blindohen” burgjet në Shqipëri, qindra kamera sigurie

I arrestuar, humb jetën në burgun te ‘Mine Peza’ në Tiranë

20/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kush ishte mbrapa sulmit të sotëm që gati ndali internetin

SHBA sekuestron faqet iraniane që kryen sulme kibernetike, mes tyre edhe ‘homeland’

20/03/2026
4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Lirohet nga qelia drejtori i burgut të Rrogozhinës, magazinat me kanabis, në kërkim vëllai

20/03/2026
CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

20/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.