Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Antonio Lopez- Isturiz White: Lamtumirë Rama, përshëndetje PD

25/04/2025
Antonio Lopez- Isturiz White: Lamtumirë Rama, përshëndetje PD
Share on FacebookShare on Whatsapp

Përfaqësuesi i të djathtës spanjolle, Antonio Lopez- Isturiz White e nisi fjalën e tij para demokratëve të Kavajës me fjalën: Lamtumirë Rama, përshëndetje PD!

“Vij nga Spanja. Kam ardhur për t’i thënë lamtumirë Edi Ramës. Dhe për t’i thënë përshëndetje Partisë Demokratike. Evropa nuk është një pasaportë. Evropa është Shqipëria. Nuk është Edi Rama ai që vendos kush është evropian dhe kush jo. Janë shqiptarët që vendosin.

E di që ju emocionova. Erdha këtu për herë të parë para 20 vitesh. Dhe gjeta mikun tim të mirë, Presidentin Sali Berisha, më energjik se kurrë më parë. Dhe jam shumë krenar për këtë ftesë, që miqtë e mi, të cilët kanë folur më parë, ne jemi këtu sot, nga vendet shtet-komb në Evropë dhe jashtë saj, sepse duam një ndryshim në Shqipëri.

Do të jemi shumë vigjilentë në këto zgjedhje. Këto zgjedhje nuk mund të manipulohen më. Do të ketë vëzhgues që do të ndjekin vlerat evropiane. Dhe kjo është ajo që doni ju. Ju doni vlerat evropiane. Transparencë. Demokraci. Jo sundimin e një personi, por të miliona shqiptarëve.

Dua të dërgoj sot, në mënyrë të veçantë, një mesazh për jashtë, për shqiptarët në diasporë, që do të votojnë, që jetojnë në vendin tim, në Spanjë, në Shtetet e Bashkuara, në Gjermani. Edhe për ju është një mundësi tani për të ndryshuar gjërat në Shqipëri. Që të mund të ktheheni, dhe për herë të parë të ndiheni krenarë, jo për këto 12 vite, por për të ardhmen që Partia Demokratike po sjell në Shqipëri.

Dhe jam shumë krenar që qëndroj sot në të njëjtin vend, në Kavajë, aty ku u rrëzua komunizmi. E shihni, nuk jam aq energjik sa Sali Berisha. Mbani mend: sa qeveri socialiste ka në Evropë? Ka vetëm tre qeveri të plota socialiste. A e dini sa qeveri, miq të Partisë Demokratike dhe Sali Berishës, ka në Evropë? Katërmbëdhjetë. Partia Socialiste Evropiane nuk ka më ndikim në Evropë. Ka përfunduar. Tani është koha e Partisë Demokratike në Shqipëri. Është koha e Partisë Popullore Evropiane në Bruksel, që tani duhet të marrë drejtimin.

Dhe për ne, në Partinë Popullore Evropiane, në CDI, është thelbësore që të gjithë shqiptarët, më 11 maj, të ndryshojnë gjërat në këtë vend. Po kërkoj, po kërkoj me përulësi, marrëdhënie, ju lutem, ndihmoni na në Bruksel, ndihmoni na në Evropë. Vota juaj nuk është vetëm për Shqipërinë. Ajo do të jetë një sinjal për Brukselin.

Dhe dua t’ju them të gjithëve, siç tha miku im i mirë, Mari Ponte, gjuha ime amtare është spanjishtja, nëse më lejoni. Qëndroj këtu sot, me krenari, për të thënë: Rroftë Partia Demokratike! Rroftë Presidenti Berisha!”, deklaroi Antonio Lopez- Isturiz White. r.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kush ishte mbrapa sulmit të sotëm që gati ndali internetin

SHBA sekuestron faqet iraniane që kryen sulme kibernetike, mes tyre edhe ‘homeland’

20/03/2026
4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Lirohet nga qelia drejtori i burgut të Rrogozhinës, magazinat me kanabis, në kërkim vëllai

20/03/2026
CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

20/03/2026
FOTO/ “Blindohen” burgjet në Shqipëri, qindra kamera sigurie

I arrestuar, humb jetën në burgun te ‘Mine Peza’ në Tiranë

20/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kush ishte mbrapa sulmit të sotëm që gati ndali internetin

SHBA sekuestron faqet iraniane që kryen sulme kibernetike, mes tyre edhe ‘homeland’

20/03/2026
4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Lirohet nga qelia drejtori i burgut të Rrogozhinës, magazinat me kanabis, në kërkim vëllai

20/03/2026
CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

20/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.