Rama 8 orë për t’ju përgjigjur Metës nga “Facebook”-u

Rama 8 orë për t’ju përgjigjur Metës nga “Facebook”-u

52
0
Shares

Kryeministri Edi Rama është shprehur i gatshëm për tu ulur e diskutuar në tryezën e propozuar nga kreu i Kuvendit, Ilir Meta për reformën në drejtësi.
“I gatshëm të ulem në çdo moment në tryezën e propozuar nga I. Meta! Çdo diskutim sy më sy për Reformën në Drejtësi deri në 21 korrik ia vlen”, ka njoftuar Rama nëpërmjet “Facebook”-ut.
Më herët, pozitivisht ftesës i janë përgjigjur edhe ambasadorët e SHBA dhe BE, Donald lu dhe Romana Vlahutin.
Në një dalje publike, Meta propozoi, që të ulen në një tryezë për konsensus politik, ai, kryeministri Edi Rama kryetari i PD-së Ilir Meta dhe ambasadorët Lu e Vlahutin. Sipas propozimit të Metës, të pestë të gjejnë një zgjidhje për reformën në drejtësi, ose në të kundërt, të pestë të largohen nga politika e diplomacia.
Si pjesë të propozimit të tij, Meta kishte edhe mundësinë e dorëheqjes së tij si kryetar Kuvendi, si dhe krijimin e një qeverie ekspertësh dhe zgjedhje të parakohshme, në rast se reforma në drejtësi miratohet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY