50 mijë rroga në shtet vidhen nga rrogëtarë që janë jashtë. Ky ka qenë denoncimi i rëndë që ka bërë sot kreu i PD, Sali Berisha ndërsa po argumentonte se pse duhen falur gjobat për energjinë, ujin, IKMT.
“Gjithë gjobat me kamata të energjisë elektrike do amnistohen dy muajt e parë të qeverisjes së PD.
Unë e di se nesër do u bien borive, ky po fal gjobat, po shkel ligjet. Jo, ka një moral këtu shumë të madh, ata gjobisin një fshatar pse ka meremetuar çatinë pa leje, kurse këtij që ndërton pallat 13 kate pa leje, ia legalizojnë në kundërshtim me ligjin dhe gjithçka. Këtij ia falin, kurse atë pas Dajtit jo vetëm e gjobisin, por e fusin në burg.
Marrin fund këto. Do jemi të barabartë para ligjit.
Absolutisht çdo gjobë për ujë, drita, IKMT, etj, çdo kamatë…
Unë po vij nga lagjia 2, më doli një qytetar, mua tha, me kamata nga viti 2006 a 2008, tani më ka arritur në 20 milionë lekë gjoba. A mund ta imagjinoni?
Këta janë një mafie. Sepse këta marrin dhe punësojnë… sepse në qoftë se KESH duhet të ketë ta zëmë 1200 punonjës, aty fusin 230 punonjës patronazhistë.
A e dini ju që ky shtet u jep 230 mijë rroga në muaj dhe të paktën 50 mijë rroga vidhen sepse rrogëtarët janë jashtë në emigracion. Po, e provuar 100 përqind.
I kam me shifra.
Bashkitë me radhë, fut në bordero, ndajnë paratë dhe të tjerët janë… dhe po të shihni ju borderotë e tyre, 10 mijë ka bashkia e Tiranës. A mund ta imagjinoni ju?
Pra, në këtë mënyrë ne qetësojmë situatën.
Por Shqipëria ka nevojë për më shumë. Kjo është të heqim dhimbjet.
Por Shqipëria duhet të begatojë qytetarët e saj, duhet të mëkëmbë qytetarët e saj, duhet t’i punësojë qytetarët e saj.
Ju keni shëtitur sigurisht shumë prej jush.
Unë personalisht nuk kam parë një vend që të ketë pasuritë Shqipërisë. Nuk kam parë një vend kund që të ketë pasuritë përrallore si të Shqipërisë.
Dhe, qytearët e saj më të varfrit.
Po pse janë më të varfrit? Korrupsioni, sepse qeveritarët vjedhin nga mëngjesi gjer në darkë.
Sepse qeveritarët zhdukin qindra milionë. Ku është djegësi i Tiranës?
Po pse njësia e mbikëqyrjes së ndërtimit të djegësit që varet nga Lubi Balluku nuk njoftonte që djegësi nuk po ndërtohej? Sepse dardhat i hante Edi Rama.
Ndryshe nuk mund të ndodhte kjo në një vend që në 6 vite nuk vihet një tullë dhe paguhen paratë.
Është një shembull ky.
Po ai hap shishen e verës që u garantoj se përveç sheikëve nuk e hap njeri.
Shkon e udhëton me avion. Po pse udhëton me avion kur i sheh qytetarët e tu të punojnë tokën me parmendë, të tjerët hipin në gomone dhe emigrojnë. Po lëre atë avion, udhëto me linjat e tregtisë. 21 milionë euro.
5 milionë euro Kopshti i Edenit se zotëria e tij do të eglendiset. Edhe aty i ka ndarë paratë dhe ka vjedhje të padiskutueshme”, tha Berisha. r.p





