Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRAT/ Hakerimi ndaj SPAK, 2 në pranga. U tentua edhe emaili i Dumanit

03/04/2025
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje
Share on FacebookShare on Whatsapp

Tentativë kibernetike ndaj prokurorëve të SPAK, arrestohen dy persona brenda 24 orëve. Të arrestuarit janë Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj ndërsa akuzohen për veprën penale të ndërhyrjes së paautorizuar kompjuterike, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka bërë të ditur se më 12 mars 2025 është përballur me një përpjekje të paligjshme për të ndërhyrë në adresat e email-eve të disa prej prokurorëve të saj. Falë masave të avancuara të sigurisë, sulmi nuk arriti të depërtojë në sistemin e brendshëm të institucionit, i cili vijon të mbetet i paprekur dhe funksional.

Nga hetimet paraprake rezulton se autorët kanë mundur të hyjnë në disa adresa individuale email-i, por nuk kanë pasur akses në dosje hetimore apo sistemin qendror të IT-së. Në shënjestër ishte edhe email-i i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, z. Altin Dumani, por tentativa dështoi.

Falë një hetimi intensiv të drejtuar nga SPAK, me përfshirjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe Sektorit të Ekspertizës, brenda vetëm 24 orëve u bë e mundur identifikimi dhe arrestimi i dy shtetasve – njëri përgjegjës për ndërhyrjen kibernetike dhe tjetri për shpërndarjen e informacionit të marrë te persona të tretë.

Gjatë operacionit janë sekuestruar pajisjet e përdorura për ndërhyrjen, si dhe skedarët e shkarkuar. Prokurori i çështjes ka urdhëruar që çdo person në posedim të këtyre informacioneve të mos i publikojë, për të ruajtur sekretin hetimor.

Hetimet kanë përfshirë edhe individë të tjerë të dyshuar për lidhje me ngjarjen, ndërsa paralelisht është zhvilluar edhe një hetim i brendshëm administrativ që konfirmoi integritetin e sistemit IT të institucionit.

Deri më tani, nuk ka prova që personat e arrestuar të kenë bashkëpunuar me ndonjë punonjës të brendshëm të SPAK. Strukturat e sigurisë kanë ndërmarrë masa shtesë për të forcuar më tej mbrojtjen e sistemit IT dhe të dhënave sensitive.

SPAK thekson se mbrojtja e dosjeve hetimore dhe e integritetit të institucionit mbetet prioritet absolut. Hetimet po vijojnë në pistën e ekzistencës së një grupi të strukturuar kriminal. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Mungon Veliaj në seancë, GJKKO e shtyn për 27 prill

15/04/2026
SHIFRAT/ Nuk do ta besoni, ja sa kanë kushtuar vetëm një pjesë e punimeve të bunkerit të Edi armës në Surrel

GJKKO pranon kërkesën e Berishës, Edi Rama thirret dëshmitar

15/04/2026
EMRAT & SKEMA/ Sekuestrohen 600 mijë euro, dy norvegjezët po pastronin paratë në Shqipëri

Sekuestrohen mbi 73 mln lekë, goditet skema e dyshuar e mashtrimit me TVSH në 6 kompani

15/04/2026
Qeveria rrëmben zyrat e news24 e Balkanweb, fik sinjalin e televizionit

Goditet grupi i strukturuar kriminal për drogë, armë dhe pastrim parash, 11 masa sigurie

15/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Mungon Veliaj në seancë, GJKKO e shtyn për 27 prill

15/04/2026
SHIFRAT/ Nuk do ta besoni, ja sa kanë kushtuar vetëm një pjesë e punimeve të bunkerit të Edi armës në Surrel

GJKKO pranon kërkesën e Berishës, Edi Rama thirret dëshmitar

15/04/2026
EMRAT & SKEMA/ Sekuestrohen 600 mijë euro, dy norvegjezët po pastronin paratë në Shqipëri

Sekuestrohen mbi 73 mln lekë, goditet skema e dyshuar e mashtrimit me TVSH në 6 kompani

15/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.