Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Automotoparku në Elbasan, Rama e inaguron sërish projektin

28/03/2025
Automotoparku në Elbasan, Rama e inaguron sërish projektin
Share on FacebookShare on Whatsapp

U prezantua sot në Elbasan projekti i detajuar për Automotoparkun, një kompleks sportiv ndërkombëtar, sipas standardeve të FIA dhe FIM. Besohet se ai mund mirëpresë garat më prestigjioze të Formula 1, me 300 mijë spektatorë fizikisht dhe mbi 1 miliardë shikues në ekran, duke e kthyer në këtë mënyrë Elbasanin në epiqendrën e re të turizmit sportiv në rajon, njofton zyra e shtypit e qeverisë.

Pak kohë më parë Rama ka bërë të njëjtën gjë.

Takimin e organizuar me këtë rast e përshëndeti edhe Kryeministri Edi Rama:

”Ambicia është që ‘’Shqipëria 2030’’, të jetë edhe vendi mikpritës i garës së Formula 1, diçka e pakonceptueshme deri para ca kohësh dhe diçka jo lehtësisht e konceptueshme nga vende shumë më me emër sesa i yni, por ja që  ne ia dalim dhe aty ku në një farë mënyrë, basti duket i pamundur dhe dua të theksoj që këtu nuk bëhet fjalë për të bërë një investim të kësaj natyre për një garë. Këtu bëhet fjalë për t’i instaluar ekonomisë shqiptare një motor të ri.

Ky projekt është ekonomi, nuk është garë me makina dhe është ekonomi sepse në harkun e 360 ditëve të vitit, ky projekt do të krijojë një destinacion. Një destinacion ku në qendrën e vet të gravitetit do të jetë siguria rrugore dhe ku që nga fëmijët e vegjël deri tek më të rriturit që ngasin një makinë apo do duan të ngasin një makinë, do duhet t’i referohen kësaj qendre për testimet përkatëse që do të jenë pjesë e të qenit tonë anëtar të BE. 

Modeli ynë për këtë është qendra në Vjenë, por siç e vutë re mbase nga prezantimi i projektit, me skuadrën teknike të Formula 1 që ka punuar studio e përzgjedhur nga konkursi ndërkombëtar është ndërtuar një projekt qe brenda vetë familjes së cirkuiteve të Formula 1është inovativ. Është inovativ për një sërë zgjidhjesh që janë sugjeruar nga stafi teknik i Formula 1 dhe që faktikisht këtë cirkuit në Elbasan e bëjnë një cirkuit që sjell një sërë risish, gjë që është pjesë e kërkesave të Formula 1 kur adopton cirkuite të reja në kalendarin e vet.

Nga ana tjetër më vjen shumë mirë që për shkak të një parashikimi jo optimist të motit, por këtu Elbasani zhgënjeu edhe parashikuesit duke, faktikisht na ofruar një ditë me diell, ne nuk i ndamë këto dy aktivitete, pra qëndruam këtu ekzaktësishtnë këtë sallë ku Arbri e bëri pak prezantimin, salla që 90 e kusur vite më parë u vu në dispozicion të komunitetit nga një familje. Një familje e vjetër e Elbasanit mes shumë të tjerash, një familje që i ka përkitur atij rrethit kulturor të kësaj bashkësie, e cila bleu tokën dhe ndërtoi këtë godinë e cila njihet historikisht si biblioteka e qytetit. Këtu ne duam që të bëjmë një ndërhyrje të rëndësishme përmes ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. E para njëherë për ti rikthyer gjithë kësaj godine gjithë atë shkëlqimin, si një monument i mirëfillte kulture dhe për të krijuar një destinacion të librit që të ketë çka është ruajtur këtu, por të ketë edhe kohën e re, teknologjinë e kështu me radhë“, tha Rama. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kapen me kokainë në furgon dhe shtëpi, arrestohen të rinjtë shqiptarë në Itali

SPAK dërgon në gjyq dosjen: 10 të pandehur, rrjet kokaine me shtrirje nga Amerika Latine në BE

27/01/2026
Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

27/01/2026
ALFRED LELA/ Tre ‘klasikët e mendimit politik’ të ‘PD së re’ të Bashës

Debati për shpifjen/Alfred Lela: Rama kërkon censurë, jo dekriminalizim

27/01/2026
I kërkuar për vrasje në Maqedoni kapet nga policia shqiptare

I kërkuar për vrasje në Maqedoni kapet nga policia shqiptare

27/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kapen me kokainë në furgon dhe shtëpi, arrestohen të rinjtë shqiptarë në Itali

SPAK dërgon në gjyq dosjen: 10 të pandehur, rrjet kokaine me shtrirje nga Amerika Latine në BE

27/01/2026
Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

27/01/2026
ALFRED LELA/ Tre ‘klasikët e mendimit politik’ të ‘PD së re’ të Bashës

Debati për shpifjen/Alfred Lela: Rama kërkon censurë, jo dekriminalizim

27/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.