Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama rimerr argumentin e Berishës për turizmin pa impakt tek buxheti. Çfarë zbuloi në Vlorë

23/03/2025
Rama rimerr argumentin e Berishës për turizmin pa impakt tek buxheti. Çfarë zbuloi në Vlorë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Vlorë me turoperatorët vlonjatë. Në bashkëbisedim për gjithë punën e bërë dhe atë që pritet nëtë ardhmen, duke nisur nga përgatitjet për sezonin veror 2025, Rama komentoi një nga argumentat e Berishës për impaktin e vogël dhe të papërfillshëm në buxhet të turizmit masiv në vend.

“Kemi ulur TVSH prej vitesh tanimë më poshtë sesa vendet e tjera, 6% nuk e ka asnjë vend në Mesdhe, asnjë nga vendet e rajonit. Ua u kemi ulur 6% pikërisht që të deklaroni sa. Tani ka një shifër që është fantastike këtu që tregon se çfarë bëni ju në fakt. Që thotë që nga 10 milionë e 155 mijë turistë të huaj që e kanë vizituar Shqipërinë, këtu kemi 2023, 3 milionë e 900 mijë netë të deklaruara qëndrimi janë pak si problem”, tha Rama duke patur parasysh se 1 në 4 turistë qëndron një natë në vend, ndryshe vetëm 6% e të ardhurave nga këto netë shkon në buxhet.

“Ne e kemi studiuar këtë gjë dhe me ekspertistë të huaj dhe dy gjëra do bëjmë. E para për këtë vit do ju japim mundësinë që juve të bëni një para deklarim, që do të thotë që për periudhë 1 maj – 30 shtator, nëse nuk doni as kontrolle, asnjë problem fare dhe të fokusoheni vetëm te klientët jo te inspektorët, një nivel shfrytëzimi 65% në bazë të dhomave dhe për atë nivel do paguani detyrimin tek bashkia. 65%. E dimë që niveli minimal i shfrytëzimit në periudhën 1 maj-30 shtator është më i lartë, e dimë shumë mirë këtë, por duam ta nisim nga ky nivel. E kemi diskutuar dhe me konsulentët e huaj sepse ajo që na intereson është formalizimi i sektorit. Pastaj nga 1 tetori në 30 prill një nivel 20%. Këtu janë bërë gjithë projeksionet, ka një balancë. Ju do dilni me një fitim ekstra përtej fitimit që ju takon, por kjo është një fazë. E dyta përgatituni sepse në 2026 nuk do keni nga të lëvizni më sepse do fusim platformën digjitale e-visitors dhe aty pastaj bëhet e pamundur që të ketë shmangie për gjithë infrastrukturën hoteliere flas. Ana tjetër e medaljes për të cilën duhet të bashkëpunojmë me shoqatat tuaja por që i takon në afatmesëm është të frenojmë informalitetin e madh me apartamente me qira, me shtëpitë me qira. Nuk ka ardhur koha akoma që ata t’ju shqetësojnë siç shqetësojnë gjithë sistemin e mikpritjes së hotelerisë në vendet e mëdha sepse ju keni sot më shumë kërkese seç keni mundësi por hap pas hapi do të shikoni që do duhet të krijohet kjo balancë dhe ata do duhet të formalizohen”, tha Rama.

Në vijim kryemistri Rama komentoi problematikat e parkimit në plazhe si dhe të hapësirës publike.

“Pika tjetër për parkimet, unë e kam ndarë me disa nga kryetarët e bashkive. Ne kemi një program të ri të Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Po punojmë me Himarën, po punojmë me Vlorën, po punojmë për Lezhën. Me Durrësin duam të ndërtojmë një infrastrukturë ekstra të parkimeve. Një infrastrukturë ekstra të cilën e kemi konceptuar dhe nga pikëpamja arkitektonike që të jetë një infrastrukture atraktive. Do përdorim arkitektë për këtë punë për të ndërtuar parkime nën dhe mbi tokësore përgjatë gjithë vijës bregdetare të cilat të jenë një infrastrukturë mbështetëse e gjithë turizmit dhe hotelerisë sepse ne po bëjmë një transformim falë Vangjelit në radhë të parë që dua ta falënderoj dhe sa herë që shoh çfarë bëhet në Himarë habitem ku paska qenë ky njeri, që ne mund ta bëjmë, ne mund ta përmirësojmë Dhërmiun sa të duam siç po e përmirësojmë dhe kush do të shkojë në Dhërmi këtë vit  do shohë diçka krejt tjetër nga pikëpamja e sistemimeve, e rregullimeve, por nëse nuk zgjidhim problemin e parkimeve, do ta kemi shumë të vështirë, sepse dyndja është shumë e madhe dhe do jetë më e madhe”, tha Rama.

12 milionë arritëm vjet dhe mund të shkojmë 13.5, 14 milion është shumë për një vend me 2.4 milion rezident këtu, përfundoi Rama. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.