Përgjime telefonike zbulojnë detaje të reja mbi vrasjen e Fatbardh Licit në Shkodër në 2019.
Mëngjesin e 10 gushtit 2019, një seri telefonatash të përgjuara kanë nxjerrë në pah komunikime mes disa personave të dyshuar në lidhje me vrasjen e shtetasit Fatbardh Lici. Sipas dosjes hetimore, telefonatat janë zhvilluar mes orës 00:57 dhe 07:20, duke përfshirë emra të njohur në Shkodër, si Ibrahim Lici, Astmer Bilali, Safet Rustemi dhe Eria Ago.
Në bisedat e përgjuara, personat diskutojnë për një çështje të paqartë të referuar si “puna e rikave”, e cila mbetet subjekt i hetimeve. Në orët e para të mëngjesit, telefonatat mes Ibrahim Licit dhe Astmer Bilalit tensionohen, duke sugjeruar një përplasje mes tyre.
Një tjetër telefonatë e regjistruar pas orës 07:00, vetëm 20 minuta pas vrasjes së Fatbardh Licit, tregon se Astmer Bilali dhe Safet Rustemi ndodheshin bashkë, ndërsa biseda e zhvilluar me shtetasen Eria Ago sugjeron se ajo mund të ketë pasur rol në transportimin e personave të përfshirë.
Mjeti tip “Benz” me targa A 989 TE, që dyshohet se ka qenë në vendngjarje, drejtohej nga Eria Ago, ndërsa bisedat telefonike kanë ndihmuar hetuesit të rindërtojnë lëvizjet e të dyshuarve. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar përgjegjësit e vërtetë të vrasjes.
Më poshtë, përmbajtja e përgjimeve:
(Dialogu vijon pa ndryshime…)
Në orën 00:57 te dates 10.08.2019, subjektit ne pergjim Ibrahim Lici i telefonon përdoruesi i numrit telefonik celular 0699684701 (Astmer Bilali), ku eshte perftuar kjo bisede.
“Ibrahimi: Alo!
Astmeri: He mo Ibrahim.
Ibrahimi: He mor, po ti.
Astmeri: Ça bone?Si kalove?
Ibrahimi: Mir! Çar bene ti, po rime.
Astmer: He mo, a mnin (dhe vazhdon te shtyp butonin e telefonit për te ngritur volumin).
Ibrahimi: Tu ni jam.
Astmeri: Ça niva pune rikash, diça a jafusin kot, ça èshte puna?
Ibrahimi: Kush ja fut kot?
Astmeri: Aaa.
Ibrahimi: Cili, cili?
Astmeri: A nin mo?
Ibrahimi: Tu nigju jam mor Astmer.
Astmeri: Me duket se nuk ke vale.
Ibrahimi: Cili? Ja fut kot.
Astmeri: Si.
Ibrahimi: Cili ja fut kot (ngrihet toni i zërit).
Astmeri: Pune rikash, di ça me thane, pune rikash.
Ibrahimi: Kush te tha cili ja fut kot e po të them vetë.
Astmeri: Nji kshu me thane, diça niva.
Ibrahimi: Me thuaj kush te tha e po tè them.
Astmeri: Po Behari me tha mo.
Ibrahimi: Beharit po i kam fol vete punën e rikave.
Astmeri: Aaa, çfare ështe ky muhabet. Ai the ti gje a fare?
Ibrahimi: Po, une i kam thene
Astmeri: Aaa. E f a r e ishte kjo?
Ibrahimi:Si cfarë ishte?
Astmeri: Kjo puna e rikave.
Ibrahimi: Puna e rikave, ke marrè do rika ne nje vend, ke filli nji kshu me rika dhe pastaj nga rikat ke fillu me gjate, nje kshu nja ket kam thene.
Astmeri: Po mire, po çfarë jane kto muhabete.
Ibrahimi: Po kot per gef.
Astmeri: Per qef. cfare don me thanë me ket muhabet.
Ibrahimi: Cfare ke qef me të thenë une ty?
Astmeri: Me thene atë cfare ke thenè ti, s’po du gje me tepër.
Ibrahimi: Tana, tana me kallzo cfare ke thene ti.
Astmeri: Cfare kam then unë.
Ibrahimi: Kam thene pak kam thene gjane qü si me thane… me kallzu se kush je ti, jo
per me teper.
Astmeri: Po mire, arsyet pse?
Ibrahimi: Arsyet i ke thene ti. Tapo po t’i them. Hajde takohemi e tithem arsyet e pa arsyet.
Astmeri: Arsyet
Ibrahimi:Jo i kshu ne telefon.
Astmeri: Po mire ne rregull.
Ibrahimi: Po.
Astmeri: Po mo mire mo hajde se flasim.”
Pas kësaj bisede shtetasi, subjekt i pergimit Ibrahim Lici tentohet te telefonohet perseri nga i njejti numèr, po subjekti nuk i’a hap.
– N₴ orên 01:15 te datès 10.08.2018, shetasi Ibrahim Lici telefonohet serish nga perdoruesi i numrit telefonik celular 0699684701 e zhvillohet kjo bisede:
“Ibrahimi: OAstmer!
Astmeri: Po hape atë telefon. Na kena qrnë shoke e kena fol me njëri – tjetrin, s’ka lezet.
Ibrahimi: O Astmer ta po folim nga afèr.
Astmeri: Po mo Ibrahim, po.
Ibrahimi: Mos merr ne telefon ne oren 1 të nates.
Astmeri: Po lè marr mo Ibrahim se cfare jane keto pune rikash.
Ibrahimi: OAstmer Bilali! Ta po sqaroj nga afèr, se nuk kam qef mefol nè tel me ty. Astmeri: Me fol n’tel me mua se kena pas qenë, si s’po flet ne tel pune rikash, cfare jane kto gjera mo.
Ibrahimi: O Astmer! Lere telefonin o Astmer!Tapo rrime nga afer e tapo saroj. lana.
Astmeri: Po rrime, po s’ke se rri me mua Ibrahim me keto gjana.
Ibrahimi: Po ti nuk ke ça rrin, se nuk vjen dot te unë.
Astmeri: Si?
Astmeri: Une i vogel.
Ibrahim: Kena hënger buke bashke
Astmeri: Kena henger buke. Veter ti s ‘duhet me fol jam i vogel, vetem ti s’duhet me fol se ne enjohim shume njeri – tjetrin, kush jam une e kush je ti.
Ibrahimi: Kush jam unë?
Astmeri: Po pra, pune rikash ty nuk të shkon.
Ibrahimi: Kush jam une mo Astmer?
Astmeri: Vetëm ti nuk bën me fol.
Ibrahimi: Ti te kesh nder me ke ke ndejt mo Astmer eke ke passhok.
Astmeri: Ti do te kesh pas ner kê ke pas shok ne radhe te pare.
Ibrahimi: Dhe te vij turp ke ke shit mo Astmer.
Astmeri: Ke kam shit mo, ça po thua?
Ibrahimi: E te vi turp per kush je bere
Astmeri: Çfare je duke fol mo?
Ibrahimi: E ne cfare je shnderru, e kush je bo. Je shume i vogel.
Ibrahimi: Une me qef duhet me tërheq me trajl e me zinchire me ardh te une, nuk ke ardh.
Astmeri: Nuk kam ardh te ti, s ‘kam ardhper pune te tiera. S’kam pas gjë me ty.
Ibrahimi: Une edi pse nuk vje ti.
Astmeri: Nuk di gjë ti.
Ibrahimi: Ta sgarova atè dite.
Astmeri: Nuk di gjè mo ti o shok.
Ibrahimi: O Astmer Bilali!
Astmeri: Nuke di pse nuk vi te ti.
Ibrahimi: O Astmer Bilali, a tè them njè gjè. je i vogel oAstmer.
Astmeri: Çfare kam be? Ke kam shit unë mo?
Ibrahimi: Hait se flasim.
Astmeri: Po s’¡am shoku jot unë mo. ”
Pas kësaj bisede, subjekti i pergjimit, shtetasi Ibrahim Lici tentohet perseri te telefonohet nga i njejti numër, por nuk realizohet bisede.
– Ne oren 01:33 (AM) te dates 10.08.2018, subjekti i pergjimit Astmer Bilai tentohet te telefonohet perseri nga perdoruesi i numrit telefonik celular 068441 1527 (dyshohet te jete numri i gjyshit te Astmer Bilalit, shetasit Bahri Vejuka).
– Ne orën 06:48 (AM) te po sè njejtes date, shetasi Arjan Zogaj, perdorues i numrit telefonik celular 069878…komunikon me perdoruesin e numrit telefonik celular
06968059.., ku i komunikon se ështe duke shkuar për ne Shkodër.
– Perveg bisedave me shtetasin Behar (Brajoviq) Bajri, shtetasi Denis Brajoviq ka komunikime me sms d e me ze me shtetasin Safet Rustemi, e konkretisht:
Sms e orës 05:40, derguar nga shtetasi Safet Rustemi ne drejtim tê numrit te Denisit, me pèrmbajtje “IKA UNE”. Sms eorës 06:07, dèrguar ngashtetasi DenisBrajoviq ne drejim te shtetasit Safet Rustemi, me permbajje “KUIKE”.
Pas kêtyre dy komunikimeve me sms, ne orën 06:19, midis këtyre dy shetasve zhvillohet edhe nje bisede, si me poshte:
“Denisi: Ku ike mor.
Safeti: Ika me taku atep.
Denisi: Ça ka.
Safeti: Pose kam me e taku UNE, a e lashe me e taku.
Denisi: Kur.
Safeti: Sot paradite mor
Denisi: Ke ik per ne Shkoder.
Safeti: Po mor jam në Shkodër.
Denisi: Aha mire. ”
– Nga bisedat e perfluara nga numri i poseduar nga shtetasi Safet Rustemi (por që ne fakt zëri i perket shtetasit Astmer Bilali), ne orën 07:20 zhvillohet nje bisede me shtetasen Eria Ago, si me poshte:
“Astmeri: He moj Eri.
Eria: He mor.
Astmeri: A kam harru borsetin tim ne benz aaaaa?
Eria: Eeece.
Astmeri: A kam harru borsetin tim te benzi aaaaa?
Eria: Po, e mora me vete.
Astmeri: Hajde shifna atje. Hajt se po shifena atje. Eria: Ok mo. ”
Vrasia e shtetasit Fatbardh Lici ka ndodhur rreth ores 07:00 h e biseda zhvillohet 20 minuta pas vrasjes, kohē ne tē cilën rezulton semjeti tip “Benz” me targe A 989 TE, që shfaqet ne vendin e ngjarjes, po drejtohej nga shtetësja Eria Ago dhe nga kjo telefonatë kuptohet që shtetasi Astmer Bilali ështe nen shoqërinë e shtetasit Safet Rustemi dhe bisedon me te dashuren eSafetit. Nga kjo telefonate kuptohet që personat nen hetim jane nen shogerine e njëri – tjetrit, ku kuptohet që mjeti tjeter perdoret nga Eria. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/