Deputeti Fatmir Xhafaj, njëkohësisht kreu i komisionit parlamentar të reformës në drejtësi, ka dalë nga ambientet e Kryesisë së Kuvendit ku është mbledhur tryeza e tre drejtuesve të lartë të politikës shqiptare.
Fatmir Xhafaj shoqëronte në këtë takim kryeministrin Edi Rama. Ai nuk ka dhënë asnjë sqarim për mediat, ndërsa mbetet enigmë ky largim.
Kreu i PD-së Lulzim Basha shoqërohet në këtë takim nga deputeti Oerd Bylykbashi, ndërsa kreu i Kuvendit Ilir Meta shoqërohet nga kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/