Pas përfundimit të tryezës tre paleshe, midis Edi Ramës, Ilir Metës dhe Lulzim Bashës, kreu i PD-së, ka zbuluar për çfarë është diskutuar dhe rënë dakord në këtë tryezë.
Sipas Bashës, mësohet se objekt diskutimi ka qenë propozimi hibrid i zevëndëssekretares amerikane të Shtetit, ndërsa pjesë e vendimmarrjes ka qenë delegimi i vazhdimit të negociatave në nivel përfaqësuesish, nga një prej secilin prej krerëve të politikës së tryezës së sotme.
“Falënderoj kryetarin e Kuvendit për mundësinë e konsultës të tre aktorëve të politikës shqiptare.
Në përfundim të takimit të tre ramë dakord për angazhimin e nga një përfaqësuesi për secilin prej nesh, për të konkluduar në një zgjidhje në bazë të propozimin hibrid të Nuland.
Ky takim është një mundësi për mbylljen e maratonës së reformës në drejtësi , dhe dalje me një draft të përbashkët kushtetues.
Negociatori ynë do të jetë Oerd Bylykbashi, i cili ka mandatin për të negociuar
Ne kemi demonstruar seriozitet duke e parë reformën si një pjesë të rëndësishme.
Urojmë që negociatorët të bëjnë një punë të mirë, për tu dhënë shqiptarëve në produkt të mirë”, u shpreh midis të tjerave kreu i PD-së Lulzim Basha.
Prononcim i plotë i Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas takimit me krerët e mazhorancës
“Së pari dua të falënderoj Kryetarin e Kuvendit, për mundësinë për një konsultë me të tre faktorët kryesorë politikë në vend. Si kryetar i Partisë Demokratike dhe kryetar i opozitës e vlerësoj këtë si një takim konstruktiv. Në fund të takimit të tre kryetarët e forcave politike kanë angazhuar secili nga një përfaqësues të tyrin për të kërkuar zgjidhje bazuar mbi propozimin hibrid dhe rekomandimet finale të Komisionit të Venecias.
Për ne, kjo është një mundësi për të përmbyllur me sukses maratonën e reformës në drejtësi, për të përmbyllur në veçanti draftin kushtetues, natyrisht pas kësaj janë dhe shtatë ligjet.
Negociatori ynë, z. Oerd Bylykbashi ka plotfuqinë për të negociuar një zgjidhje, bazuar mbi propozimin hibrid dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias. Ne kemi paraqitur një zgjidhje dhe kontributi ynë për ta sjellë propozimin hibrid, tërësisht brenda parametrave të Venecias është dëshmia më e qartë e seriozitetit, e përkushtimit dhe e sinqeritetit të Partisë Demokratike, që e ka parë dhe e sheh reformën në drejtësi si një interes madhor të qytetarëve shqiptarë dhe jo si një kalkulim politik apo një betejë paraelektorale.
Kështu e kemi nisur dhe kështu po e vazhdojmë këtë proces. Uroj që negociatorët që sapo janë mandatuar do të bëjnë një punë të mirë dhe do ta çojnë në konkluzion pozitiv këtë proces për ti dhënë shqiptarëve dhe aleatëve tanë lajmin e mirë”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/