“Në 19.00 prononcimi lidhur me takimin e organizuar nga kryetari i Kuvendit dhe fatin e Reformës në Drejtësi”.
Kështu paralajmëronte kryeministri Edi Rama sot në rrjetet sociale. Dhe kur ora afroi 19.00 dhe interesimi edhe i medieve ishte në kulm, Edi Rama megjithëse vinte nga një tryezë negociatash, nuk tha asnjë fjalë për këtë tryezë e për këto negociata.
Deklarata e tij, e mbushur me citate, ishte një fjalim politik, në të ashtuquajturën “akademia Politike e PS”. Ndërsa nuk munguan frazat e zakonshme dhe të përgjithshme të tij për reformën në drejtësi, nuk munguan duartrokitjet e Pandeli Mjkos dhe Erion Veliajt, si pjesë e “auditorit”…
Disa nga “citatet” e fjalimit politik të Edi Ramës
Pranojmë propozimet e PD që i miraton SHBA dhe BE.
Ne kemi qenë dhe jemi të vendosur ti hapim rrugë reformës në drejtësi dhe kulturës së pandëshkueshmërisë.
Vendosmëria jonë lidhet me faktin se kjo reformë është një detyrim karshi njerëzve dhe popullit tonë dhe në raport me partnerët ndërkombëtarë, ku kemi nisur rrugëtimin për tu ulur krah tyre në vendet e BE-së.
Ne jemi të vendosur për të mos e lejuar marrjen peng të vendit.
Këtë reformë nuk e bëjmë se na e kërkojnë të huajt si një detyrë, por sepse jemi të imponuar nga fëmijët tanë. Reformat janë karfica që ne ua kemi borxh fëmijëve tanë.
Vazhdoj të jem i bindur se në 21 korrik miratohet reforma në drejtësi.
Konsensusi i vetëm që parashikon Kushtetuta është 2/3 e votave.
Vullneti ynë për të afruar qëndrimet tona me ato të PD, nuk ka asnjë lëkundje me themelin e reformës në drejtësi, që është pastrimi i shtëpisë së përbashkët nga mbeturinat e korruptuar dhe korruptuese të sistemit të drejtësisë.
Në se reforma dështon të enjten do të jetë ndëshkim i madh dhe i pamerituar për gjithë popullin shqiptar. Futet e saj që mund të marrim me miratimin e saj të enjten, do të vonojnë për vite e vite me radhë.
Me këtë reformë luhet fati i Shqipërisë.
Ditën e enjte, të shkojmë në parlament jo për fatin tim por për fatin e Shqipërisë
Jam i bindur se në 21 korrik do të jenë 94 vota për të bërë mirë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/