Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama si ‘kryetar bashkie’, inspekton nje shkolle ne ndertim ne Tirane, Ristani i tregon projektin

05/03/2025
Rama si ‘kryetar bashkie’, inspekton nje shkolle ne ndertim ne Tirane, Ristani i tregon projektin
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Pjetër Budi” është shkolla 9-vjeçare në Tiranë që po ndërtohet nga themelet, falë një projekti që synon të rrisë nivelin përsa i përket procesit mësimor në tërësi, sigurisë, të optimizojë dhe të sigurojë një lëvizshmëri dhe aksesueshmëri efikase në përputhje me praktikat dhe standardet më të mira ndërkombëtare.

Shkolla ka aktualisht rreth 1000 nxënës, që zhvillojnë mësimin në 2 turne, ndërsa me ndërtimin e ri, dhe zgjerimin e mjediseve, turnet do të eleminohen dhe do të ketë 28 klasa për nxënësit e ciklit 9-vjeçar si dhe për herë të parë do shtohen 2 klasa për fëmijët e ciklit parashkollor.

Shkolla e re do të jetë e pajisur gjithashtu me bibliotekë, laboratorë, hapësira sportive multifunksionale, tarracë të gjelbër, dhomat e psikologut, e infermierisë, etj.

Për të parë ecurinë e punëve në terren, ishte sot kryeministri Rama, së bashku me Kryetaren e deleguar të Bashkisë Anuela Ristani.

“Si pjesë e shkollave që ne i kemi të rindërtuara, edhe kjo shkollë është rindërtuar e plotë dhe një nga gjërat që do të bëjmë më mirë  është të shmangim komplet turnin e dytë sepse po shtojmë klasat.  Deri tani ishte me 938 nxënës dhe 4 klasa ishin me turn të dytë. I kemi shtuar ato, duke ekonomizuar më mirë hapësirën me projektin dhe nuk do të ketë më turn të dytë, po përveç asaj që do të ofrojë gjelbërim edhe hapësira të ndriçimit shumë të mira, ka një shtesë të bukur të faktit që do të ketë një holl të brendshëm dhe tarracë të gjelbër. Tarraca sipër do të jetë e shfrytëzueshme dhe do të ketë dalje nga holli nëpër klasa e nëpër korridore. Tipar tjetër është që palestra  është multifunksionale dhe ka një sallë tjetër multifuknsionale, me akses të jashtëm që mund të përdoret dhe për pjesën jashtë shkollës. Do të ketë bibliotekë, laboratorë dhe ajo që ne po shtojmë është edhe klasat e parashkollorit që nuk kanë ekzistuar më përpara. Mendojmë që të jetë gati brenda fundit të vitit kalendarik.” – shpjegoi Kryetarja e deleguar e Bashkisë Ristani.

Ndërsa, kryeministri Edi Rama tha se me transformimet e ndodhura në shkollat e Tiranës, është ndërtuar një model i standardeve më të mira europiane.

“Me shkollat në Tiranë kemi bërë një revolucion dhe ndërtuar një model që është i standardit më të mirë evropian, pa asnjë diskutim. Shkollat e Tiranës janë shkolla si në çdo qytet të Evropës ku ka shkolla të vjetra, ka shkolla “çka” dhe ka shkolla shumë të mira. Këto janë nga shkollat shumë të mira, pa asnjë diskutim. Është revolucion i madh.” – u shpreh ai.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

Berisha mban fjalën në Strasburg: Zgjedhjet në Shqipëri në dorë të partisë shtet dhe narkoshtetit

28/01/2026
Gazheli ikën nga doganat, shkon zv/ministër. Kush e zëvendëson

Gazheli ikën nga doganat, shkon zv/ministër. Kush e zëvendëson

28/01/2026
FOTO LAJM/ Kushëriri i Saimir Tahirit arrestohet për trafik droge në Itali, në Shqipëri ha e pi e ngre dolli me shefa Policie

Moisi Habilaj dënohet me 10 vjet burg, po të tjerët

28/01/2026
EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Balluku shtyn ditët me dorën e Peleshit, anulohet mbledhja për imunitetin

28/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

Berisha mban fjalën në Strasburg: Zgjedhjet në Shqipëri në dorë të partisë shtet dhe narkoshtetit

28/01/2026
Gazheli ikën nga doganat, shkon zv/ministër. Kush e zëvendëson

Gazheli ikën nga doganat, shkon zv/ministër. Kush e zëvendëson

28/01/2026
FOTO LAJM/ Kushëriri i Saimir Tahirit arrestohet për trafik droge në Itali, në Shqipëri ha e pi e ngre dolli me shefa Policie

Moisi Habilaj dënohet me 10 vjet burg, po të tjerët

28/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.