Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DOKUMENTAT/ PD akuzon për shkelje në tenderin 2.2 milionë euro. Komisioni i Prokurimit Publik shpërfill vendimin e Gjykatës së Apelit

03/03/2025
DOKUMENTAT/ PD akuzon për shkelje në tenderin 2.2 milionë euro. Komisioni i Prokurimit Publik shpërfill vendimin e Gjykatës së Apelit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Partia Demokratike ka denoncuar publikisht zhvillimin e një tenderi nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shtetit, duke e cilësuar procesin të parregullt dhe në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Apelit.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, tha se tenderi për blerjen e kutive dhe dosjeve për ruajtje të përhershme, me një fond limit prej 2.2 milionë euro, iu dha ofertuesit me çmimin më të lartë, pavarësisht një vendimi gjyqësor që duhej të ishte zbatuar.

Sipas denoncimit të mbërritur në PD, një nga operatorët pjesëmarrës, që kishte ofruar 267 mijë euro më pak, Kristalina KH, kishte fituar fillimisht tenderin, por më pas u skualifikua nga Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) me vendim të datës 25 mars 2024. Ky operator e çoi çështjen në gjykatë dhe Gjykata Administrative e Apelit, me një vendim të formës së prerë, shfuqizoi vendimin e KPP-së dhe urdhëroi rikthimin e fituesit.

Megjithatë, sipas Vangjelit, pavarësisht këtij vendimi përfundimtar, KPP e shqyrtoi sërish të njëjtën ankesë dhe, me vendimin e ri nr. 162/2025, ndryshoi qëndrimin e saj, duke i dhënë të drejtë sërish operatorit tjetër. PD e cilëson këtë një shkelje të rëndë të ligjit, pasi vendimi i Apelit ishte ekzekutues dhe përbënte titull ligjor.

“Çfarë i detyron institucionet shtetërore të veprojnë ndryshe nga vendimi i organit më të lartë ligjor, Gjykatës Administrative të Apelit?” – pyeti Vangjeli, duke nënvizuar se argumenti i KPP-së për një procedim penal ende në fazë hetimi ndaj shoqërisë fituese nuk mund të përdoret për të anashkaluar një vendim gjyqësor përfundimtar.

PD kërkon transparencë mbi këtë proces dhe thotë se do të ndjekë çështjen deri në fund. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

08/05/2026
Aksident në Vlorë, këmbësorja çohet me urgjencë në spital

Ashpërsohen masat ndaj shkeljeve në udhëtim me makinë e motor, çfarë pritet të ndryshojë në Kodin Rrugor

08/05/2026
Berisha: Heshtja mediatike për raportin e Parlamentit Europian, e papranueshme!

Berisha: Heshtja mediatike për raportin e Parlamentit Europian, e papranueshme!

08/05/2026
DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

Vrasja e Ismailit, ishte jashtë konfliktit që ndodhi në lokal, ndaloi rrëmbimin

08/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

08/05/2026
Aksident në Vlorë, këmbësorja çohet me urgjencë në spital

Ashpërsohen masat ndaj shkeljeve në udhëtim me makinë e motor, çfarë pritet të ndryshojë në Kodin Rrugor

08/05/2026
Berisha: Heshtja mediatike për raportin e Parlamentit Europian, e papranueshme!

Berisha: Heshtja mediatike për raportin e Parlamentit Europian, e papranueshme!

08/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.