Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Edi Rama ka Armando Prengën, por jo 94 votat për reformën

18/07/2016
Edi Rama ka Armando Prengën, por jo 94 votat për reformën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD-së Lulzim Basha, ka reaguar sonte në mbrëmje, pas deklaratës së kryeministri Edi Rama i cili pretendonte se kishte 94 votat për të miratuar reformën në drejtësi ditën e enjte.
Sipas Bashës, Rama mundtë thërrasë për të votuar të enjte Armando Prengën, por 94 votat nuk i ka “sepse projekti Rama nuk ka qenë dhe nuk është reforma në drejtësi, por kapja e saj nëse do ta kishim lejuar ne, ose dështimi i saj”.

Deklarata e plotë e kreut të PD-së Lulzim Basha


lulzim basha me 4 gishtat lartPredikimi i gjate duke fryrë tullumbacen e madhe te mashtrimit ishte një deshmi e freskët se sa e do reformen në drejtesi Edi Rama. Llomotitja e mbremjes nuk reflektonte asgjëkundi takimin konstruktiv të pasdites, zhvillimin e ri, hapin e hedhur, marrëveshjen për caktimin e negociatoreve, përafrimin e zgjidhjes, por nga fillimi në fund vetëm retorikën e vjetër të konfrontimit. Nje perpjekje per ta hequr reformen në drejtesi nga tryeza ku po negociohet, nga tryeza ku u ra dakort pak orë më pare, edhe nga ai, qe te negociohet.
Një përpjekje për ta hequr nga tryeza e zgjidhjes e për ta shtruar në tavolinen e ushqimit te tij të përditshëm politik që është sulmi dhe provokimi ndaj opozites.
Ky shfrim verteton edhe nje here nevojen akute per argumenta elektorale qe ka kryeministri me bilancin me te keq te ketyre 20 viteve.
E tregoi dhe nje here se nuk do drejtësi por shpetim per veten e tij. Takohemi për konsensus si rruga e vetme për të votuar reformën, ky sa del nga takimi, trumbeton ndarjen e re të parlamentit, të politikes!
E ne cilen ane te ndarjes i bie te jete ky qe futi aty bandite, trafikante droge, tutore e vrases. Armando Prenga qe do therrase per të votuar te enjten reformen, ne cilen ndarje bën pjesë? Pretendimi qe i paska 94 vota eshte nje presion kriminal, krejt e kunderta e asaj qe duhet të vihet ne themelet e nje reformë afatgjatë në drejtesi.
Nuk i ka vota sepse projekti Rama nuk ka qenë dhe nuk është reforma në drejtesi, por kapja e saj nëse do ta kishim lejuar ne, ose dështimi i saj.
Drejtesine qe lufton krimin e korrupsionin e ka ne tryeze. Drejtesine e pavarur qe e rekomandon Komisioni i Venecias e ka ne tryezë. Drejtesine per qytetarët, per ligjin, e jo per te mbyllur dosjet e tij e ka ne tryeze. Per kete drejtësi jane votat, gati per ta kaluar te enjten në parlament.
Është koha për të marrë përgjegjesi dhe për të shërbyer konsensusin dhe jo per te trazuar corben e prishur te rilindjes se skaduar qe s’e gelltit dot me askush.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Shkodër, korrupsioni për regjistrimin e tokës, në gjyq ish-drejtori i Hipotekës dhe juristi

Shkodër, dërgohen në gjyq katër persona për pastrim parash, në sekuestro 500 mijë euro

04/05/2026
Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës, mbetet në burg

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës, mbetet në burg

04/05/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Dëshmia e Irena Gjokës pa firmën e hetuesve. Dosja është dërguar si sekret në gjykatë!

04/05/2026
Berisha: Irena Gjoka ka marrë 3 pasaporta me mbiemra të ndryshëm

Berisha: Irena Gjoka ka marrë 3 pasaporta me mbiemra të ndryshëm

04/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Shkodër, korrupsioni për regjistrimin e tokës, në gjyq ish-drejtori i Hipotekës dhe juristi

Shkodër, dërgohen në gjyq katër persona për pastrim parash, në sekuestro 500 mijë euro

04/05/2026
Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës, mbetet në burg

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës, mbetet në burg

04/05/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Dëshmia e Irena Gjokës pa firmën e hetuesve. Dosja është dërguar si sekret në gjykatë!

04/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.