Meta siguron komisionarin e BE, Hahn: Miratimi i reformës nën frymën konsensuale

Meta siguron komisionarin e BE, Hahn: Miratimi i reformës nën frymën konsensuale

43
0
Shares

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta zhvilloi sot në mbrëmje një bisedë telefonike me Komisionerin e BE për Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn me të cilin diskutuan mbi zhvillimet e fundit për miratimin e reformës në drejtësi.
Duke iu përgjigjur interesimit të Komisionerit Hahn mbi ecurinë e fazës përmbyllëse të miratimit të paketës kushtetuese për reformën në sistemin e drejtësisë, Kryetari i Kuvendit Meta e informoi atë mbi takimin e djeshëm në Kryesinë e Kuvendit mes Kryetarëve të partive kryesore politike në vend dhe vuri në dukje se fryma konstruktive dhe progresi thelbësor i arritur gjatë bisedimeve në tryezën politike duhet përshëndetur pozitivisht nga të gjithë palët.
Meta e siguroi Hahn se pas deklaratave të sotme dhe angazhimit të qartë të shprehur prej Ramës dhe Bashës, ekziston një predispozitë e shëndetshme për miratimin konsensual të reformës në drejtësi të enjten në 21 korrik 2016, paketë e cila është futur tashmë në rendin e ditës së Kuvendit. 
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta theksoi gjatë bisedës telefonike me Komisionerin për Zgjerim Johannes Hahn se në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit, do të bëjë gjithçka për të ruajtur frymën konsensuale e konstruktive për miratimin e paketës kushtetuese të enjten në seancë plenare, në interes të ruajtjes së stabilitetit politik të vendit dhe integrimit evropian të tij, si dhe në shërbim të suksesit të fazës së ardhshme të zbatimit të kësaj reforme të rëndësishme për Shqipërinë dhe qytetarët e saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY