Lulzim Basha: Ja “bishti poshtërues” që mban peng reformën në drejtësi

Lulzim Basha: Ja “bishti poshtërues” që mban peng reformën në drejtësi

52
0
Shares

“Bisht poshtërues dhe provokim të orës së fundit”, e ka quajtur kreu i PD-së Lulzim Basha, prishjen e negociatave të mbrëmshme, midis negociatorëve të përzgjedhur nga krerët e politikës shqiptare.
Në një ndërhyrje në emsionini “Opinion” të Blendi Fevziut, Basha u shpreh se, PD parimisht është për votimin e reformës në drejtësi e cila ka mbetur vetëm për një “kleçkë” e cila ka të bëjë me përjashtimin e mundësisë së qytetarëve shqiptarë, për të aplikuar si komisionerë të vetingut.
“Jemi për votimin e draftit sipas nenit 88 të komisionit të Venecias, sikurse ua rrit edhe mbrëmë nga negociatorët por që u prish në mënyrë të njëanshme. U përjashtuan qytetarët shqiptarë për të aplikuar për pozicionin e komisionerëve të vetingut me një mënyrë poshtërurese. Qëndrimi ynë do të jetë kundër kësaj dispozite poshtëruese. Kjo dispozitë do të bjerë sepse sovraniteti demokratik, nuk mund të pranojë një normë të tillë poshtëruese.
Drafti ka ardhur në këtë formë falë këmbënguljes dhe betejës sonë. Reforma është gati ëpr miratim dhe PD, parimisht është pro saj. Kjo betejë do të fitohet me çdo kusht.
Ka disa pasaktësi për sa i përket sovranitetit. Për PD sovraniteti është një parim kushtetues.
Rekomandimi ndërkombëtar sot ka vetëm ndikim rekomandues. Kjo është një fitore e PD.
Parimin e përgjegjshmërisë kushtetuese e kemi ulur në këtë draft. Beteja për të hequr këtë bisht poshtërues do të jetë një betejë e suksesshme. Dispozita është shtuar arbitrarisht mbrëmë dhe do të hiqet.
Grupi i PD ka dalë me vendim unanim, për votimin e reformës brenda standardit, por duhet të hiqet ky bisht poshtëruese. Lulzim Basha është kryetar i PD dhe përgjegjësia bie mbi lidershipin e kësaj partie.
Shqiptarët do të kenë votat e PD për draftin e reformës, pa këtë “bisht poshtërues.
Kryeministri  të numërojë votat e tij që nuk i ka, jo të pretendojë për 94 votat”, u shpreh midis të tjerave Lulzim Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY