Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

TIRANË/ Ndërtim në tarracën e pallatit, policia bashkiake hesht, IMT fshihet, familjet në rrezik nga Lilo

17/01/2025
TIRANË/ Ndërtim në tarracën e pallatit, policia bashkiake hesht, IMT fshihet, familjet në rrezik nga Lilo
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ndërtuesi Armand Lilo, një nga të preferuarit e Erion Veliajt për leje kullash, ndërton banesa edhe në tarracat e pallateve duke krijur rreziqe për jetën e banorëve, duke shkelur ligjet dhe duke shperfillur ankesat e drejta të qytetarëve, denoncoi sot zyrtarja e PD, Adriana Kalaja.

“Në një nga pallatet e ndërtuar nga firma “Alris” e Armand Lilos në zonën e Astirit, në tarracë, po ndërtohet një tjetër banesë, ngjitur me ekzistuesen.
Banorët e shqetësuar i janë drejtuar institucioneve me shkresa zyrtare për të ndaluar këtë ndërtim, pasi përbën rrezikshmëri për shembjen e pallatit, por punimet vazhdojnë pa asnjë pengesë.
Më datën 16 dhe 17 dhjetor 2024 banorët kanë njoftuar Policinë Bashkiake të Tiranës, policia ka shkuar dhe e ka verifikuar, por sapo u është përmendur emri i ndërtuesit, policët u kanë thënë punëtorëve “vazhdoni punën, por me ngadalë, mos bëni zhurmë se janë ankuar këta poshtë”.
Punonjësit e policisë bashkiake u kanë thënë banorëve se, “nuk po bëhet ndërtim pa leje, por rikonstruksion i banesës ekzistuese”.
Më dt. 6 janar dhe 8 janar 2025, banorët kanë bërë dy ankesa zyrtare në IMT e Bashkisë Tiranë, por nga ky instiucion nuk është ndërhyrë.
Më datën 9 janar, njëri nga banorët që banon në katin poshtë tarracës së pallatit, ka shkuar në Komisariatin e Policisë nr.6, Kombinat. Punonjësit e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar ndërtimin pa leje në tarracën e Pallatit, por nuk kanë marrë asnjë masë, duke deklaruar se, ndalimi i ndërtimeve pa leje është kompetencë e IMT e Bashkisë Tiranë.
Përveç rrezikut të shembjes së pallatit, 4 familjeve që jetojnë në ndërtesat poshtë tarracës u është futur uji në banesa si pajë e shiut. Ata janë drejtuar edhe tek njësia bashkiake nr.14 dhe aty u është thënë se do ta dërgojmë ankesën tuaj tek IMT.
Banorët kanë ngecur në këtë pingpong të institucioneve që në vend që të mbrojnë ata sipas ligjit, i janë bërë mburojë ndërtuesit që shkatërron, Armand Lilo”, deklaroi Kalaja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

LAJM I FUNDIT/Sulmi ndaj policisë, Gjykata liron të “fortin” e Elbasanit

EMRAT/ SPAK mbyll hetimet për bandën e Suel Çelës, 21 të pandehur. Akuza për trafik, vrasje dhe korrupsion

22/02/2026
Bllokimi i aksit juglindor, Berisha: Rrugën nuk e shembi moti, por e shembi korrupsioni!

Bllokimi i aksit juglindor, Berisha: Rrugën nuk e shembi moti, por e shembi korrupsioni!

21/02/2026
VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

EMRAT/ Mësohet identiteti i autorit dhe viktimës në Kavajë

21/02/2026
Kavajë, 3 persona tentuan zhvatjen,  arrestohen nga policia

KAVAJË/ Qëllohet me thikë, mbetet pa jetë 47-vjeçari

21/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

LAJM I FUNDIT/Sulmi ndaj policisë, Gjykata liron të “fortin” e Elbasanit

EMRAT/ SPAK mbyll hetimet për bandën e Suel Çelës, 21 të pandehur. Akuza për trafik, vrasje dhe korrupsion

22/02/2026
Bllokimi i aksit juglindor, Berisha: Rrugën nuk e shembi moti, por e shembi korrupsioni!

Bllokimi i aksit juglindor, Berisha: Rrugën nuk e shembi moti, por e shembi korrupsioni!

21/02/2026
VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

EMRAT/ Mësohet identiteti i autorit dhe viktimës në Kavajë

21/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.