Kreu i bashkisë së Kolonjës, Erjon Isai në SPAK. Disa padi

Kreu i bashkisë së Kolonjës, Erjon Isai në SPAK. Disa padi

8
0
Shares

Kryebashkiaku i Kolonjës Erion Isai është paraqitur sot në SPAK pasi është kallëzuar nga Esmerald Xhafa, nën dyshimin se ka kryer disa vepra penale.

Konkretisht për Shpërdorimi i detyrës, Korrupsion pasiv dhe aktiv, fshehje e pasurise dhe për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike.

Përvecc tij, në prokurorinë e posaccme janë kallëzuar edhe Spiro Zoto ish pronar dhe administrator i Rehovari shpk, Euljon Hasko administrator dhe pronar i Rehovari shpk, anëtarët e njësisë së Prokurimit për vitin 2022, 2023, 2024 dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit tëOfertave për vitet 2022 2023, 2024, për të njejtat vepra penale. 

“Në fakt nga hulumtimet e kryera në tenderat e prokuruara nga ana e Bashkisë Kolonjë rezulton që për fat të keq pjesa më e madhe e tyre për të mos thënë të gjitha janë me flamur të Kuq, që do të thotë se kanë problem. Nëse do ti shohim tenderat e zhvilluara nga ana e Bashkisë Kolonjë, janë në vlera të Konsiderueshme por ndarja e tyre është bërë e paracaktuar, dhe se punimet e prokuruara nuk janë kryer me cilësi apo sipas projektit të hartuar nga ana e Autoritetit Kontraktor, apo edhe të mos jenë kryer fare por janë Procedura për të futur lekë nga buxheti i shtetit në xhepat e tyre drejtues të Bashkisë Kolonjë. Rezulton që me ardhjen në drejtimin e Bashkisë Kolonjë qeveria është treguar zemërgjerë duke i alokuar miliona euro për tëpërmirësuar infrastrukturën rrugore, për ujësjellësa, për ndërtime shkollash, për fasda pallatesh etj etj, si dhe në Bashkëpunim edhe me Fondin Shqiptar të Zhvillimit janë rindërtuar disa rrugë të cilat për fat të keq janë prishur ende pa mbushur vitin siç është edhe rruga që tëçon në Llixhat e Sarandaporit Leskovik. Duke studiuar këto procedura nisur edhe nga ankesat që qytetarët kishin , por për shkak se janë të trembur pasi kërcënohen me heqje nga puna më rezultuan shumë raste të procedurave të cilat janë kryer dhe punimet ose nuk janë kryer fare , ose janë kryer pa cilësi dhe duke mos iu përmbajtur specifikimeve teknike që këto kanë patur. Rasti më flagrant është rasti i Rikonstruksionit të digës së Rezervuarit të Gjonçit dhe ndërtim prita Malore në fshatrat e Bashkisë Kolonjëviti 2023.”, thuher ne kallëzim

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY