Vrasja e 30-vjeçarit Kristian Marku, i njohur edhe si Kristian lidhet me një përplasje shtrirë më shumë vite e ne shumë viktima mes fiseve Bardhi dhe Reçi në Rrëshen.
Kristian Marku ishte nipi i Martin Bardhit, i vrarë në shtator të vitit 2023 në Rrëshen. Ai kishte dy akuza, një për “vrasje me dashje në bashkëpunim e mbetur në tentativë” dhe një tjetër për “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”.
Në vitin 2023, Marku u dyshua se u përfshi në një sulm me armë të ndodhur në drejtim të Saimir Reçit, nipit të Kastriot Reçit – ky i fundit i vrarë në janar 2020 me snajper në qendër të Rrëshenit. Megjithatë, përfshirja e Markut nuk u provua dhe ai u lirua nga akuzat.
Pas atentatit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Fier-Vlorë, autoritetet ushtruan kontrolle në banesën e familjes Reçi dhe shoqëruan disa anëtarë të fisit për t’i marrë në pyetje.
Konflikti mes familjeve Bardhi dhe Reçi daton prej afro 28 vitesh. Kristjan Marku, 30-vjeç u ekzekutua mbrëmjen e së hënës në një atentat mafioz, ku u qëllua me breshëri kallashnikovi teksa po lëvizte në aksin Fier-Vlorë.
Kronologjia e vrasjeve:
- 1 maj 1995: Ilir Reçi, viktima e parë e fisit Reçi, ekzekutohet pranë shtëpisë së tij në Rrëshen. Dyshohet se vrasësit ishin pjesëtarë të fisit Bardhi.
- 7 janar 1994: Shefi i Krimeve, Ndue Kaza, vritet në qendër të qytetit nga Dod Gjini. Konflikti nisi kur Kaza ndërhyri për të ndaluar një përplasje mes grupeve rivale.
- 3 korrik 1997: Dy vëllezërit, Dod dhe Agustin Gjini, vriten në qendër të Laçit nga një anëtar i familjes Kaza.
- Trazirat e vitit 1997: Nikolin Gjini, vëllai i Dod dhe Agustin Gjinit, vritet me snajper brenda burgut të Shënkollit.
- 9 shtator 2016: Saimir Jaku, ish-drejtor i OSHEE për veriun, vritet duke pirë kafe në Rrëshen. Pas 6 vitesh arrestohet Dorjan Keqi, por dyshimet fokusohen te fiset rivale.
- 28 prill 2017: Gasper Reçi, i dyshuar për trafik droge, ekzekutohet në shtëpinë e tij në Romë.
- 6 shtator 2017: Kreshnik Gjini, nipi i Saimir Jakut, vritet në Belgjikë.
- 27 gusht 2018: Arben Gjini, djali i xhaxhait të Armando Gjinit, plagoset rëndë në një atentat në Ishull-Lezhë.
- 13 gusht 2019: Armando Gjini vritet me breshëri para syve të dy fëmijëve të tij.
- 7 janar 2020: Kastriot Reçi ekzekutohet në qendër të Rrëshenit me një plumb snajperi.
- 15 shtator 2020: Preng Gjini i mbijeton një atentati me shpërthim C4 në Tiranë.
- 15 dhjetor 2020: Anton Keli, kushëri i Armando Gjinit, ekzekutohet duke zbritur nga makina e tij.
- 26 shtator 2023: Martin Bardhi, 59 vjeç, vritet me breshëri kallashnikovi në Rrëshen. Indrit Bardhi, Ilir Bardhoku dhe Olti Gjini plagosen në këtë atentat.
- 13 janar 2025: Kristian Marku (Bardhi), nip i Martin Bardhit, ekzekutohet në aksin Fier-Vlorë. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/