Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRI/ Ndërroi jetë në moshën 79-vjeçare akademiku i shkencave biologjike

11/01/2025
EMRI/ Ndërroi jetë në moshën 79-vjeçare akademiku i shkencave biologjike
Share on FacebookShare on Whatsapp
Sot, më datë 10 janar 2025, ndërroi jetë në moshën 79-vjeçare akademik emeritus Jani Vangjeli, botanist dhe specialist i florës së Shqipërisë, lindur në Tiranë, më 23 qershor 1945.
Jani Vangjeli kreu shkollën e mesme dhe studimet e larta në Fakultetin e Shkencave Natyrore, të Universitetit të Tiranës, ku dhe u diplomua në biologji në vitin 1967. Në vitet 1969-1982 punoi si pedagog në katedrën e botanikës të Universitetit të Tiranës e prej vitit 1980 e deri në vitin 2007 ka punuar si kërkues shkencor në Institutin e Kërkimeve Biologjike, duke qenë edhe përgjegjës i Sektorit të florës, gjatë viteve 1990-1993, dhe drejtor e kryetar i Këshillit Shkencor të këtij Instituti në vitet 1993-1998. Në rolin e drejtuesit të Institutit hapi drejtime të reja shkencore në fushën e studimeve ekologjike të formacioneve bimore, të dinamikës së vegjetacionit etj. Për veprimtarinë e tij të gjerë shkencore e të dalluar ai fitoi titullin profesor në vitin 1994 dhe u zgjodh anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në vitin 2008.
Me punimet e tij, akademik Jani Vangjeli ka dhënë kontribut për studimin e florës dhe të vegjetacionit, duke u përqendruar sidomos në studimin e bimëve të rralla dhe të kërcënuara, të biodiversitetit e të vegjetacionit potencial natyror. Ai është bashkautor i 3 vëllimeve të veprës “Flora e Shqipërisë”, autor i disa monografive dhe ka qenë drejtues dhe redaktor shkencor i veprës “Excursion Flora of Albania”, botuar në Gjermani në vitin 2015. Si autor i veprës së tij madhore “Atlas i Florës së Shqipërisë”, vëllimi i parë i të cilit u botua në 2016, vepër që përbën një domosdoshmëri në studimet e thelluara për florën e Shqipërisë dhe që do të kontribuojë në studimet e tjera në fushën e pyjeve, kullotave, bimëve aromatike e mjekësore, farmaceutikës, leksikografisë, u nderua me çmimin më të lartë të Akademisë së Shkencave në fushën e shkencave natyrore-teknike me çmimin “Petrit Radovicka”.
Pjesë e veprimtarisë së tij të shumanëshme janë edhe botimet Pyjet e virgjëra të Shqipërisë, Libri i Kuq (Bimë, shoqërime bimore dhe kafshë të rrezikuara), Botanika, Gjeobotanika, Fjalor i emrave të bimëve, Fjalori i terminologjisë së botanikës, Fjalori shpjegues i termave të botanikës, si dhe kontributi si bashkautor i Map of the Natural Vegetation of Europe – Harta e bimësisë natyrore të Europës, i botuar në Gjermani, në vitin 2000.
Jani Vangjeli ka qenë koordinator në shumë projekte shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare si: “Ecological Survey of High Forests of Albania”, World Bank, “Set up a contemporary database on Albaninia Flora”, Harta e Vegjetacionit Natyror të Europës, në bashkëpunim me Universitetin e Lancasterit, projekti i EEA, projekti i “CORINE Biotopes in Albania” etj.
Ai ishte anëtar i bordit shkencor në disa revista shkencore, si: “Botanika Chronica” që botohet në Patra; “Studime Biologjike”, revistë kjo e Institutit të Kërkimeve Biologjike dhe “Journal of Natural and Technical Sciencies”, botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Nisin hetimet për shembjen e rrugës e hekurudhës në Librazhd. Kompania mori inerte

Nisin hetimet për shembjen e rrugës e hekurudhës në Librazhd. Kompania mori inerte

22/02/2026
LAJM I FUNDIT/Sulmi ndaj policisë, Gjykata liron të “fortin” e Elbasanit

EMRAT/ SPAK mbyll hetimet për bandën e Suel Çelës, 21 të pandehur. Akuza për trafik, vrasje dhe korrupsion

22/02/2026
Bllokimi i aksit juglindor, Berisha: Rrugën nuk e shembi moti, por e shembi korrupsioni!

Bllokimi i aksit juglindor, Berisha: Rrugën nuk e shembi moti, por e shembi korrupsioni!

21/02/2026
VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

EMRAT/ Mësohet identiteti i autorit dhe viktimës në Kavajë

21/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Nisin hetimet për shembjen e rrugës e hekurudhës në Librazhd. Kompania mori inerte

Nisin hetimet për shembjen e rrugës e hekurudhës në Librazhd. Kompania mori inerte

22/02/2026
LAJM I FUNDIT/Sulmi ndaj policisë, Gjykata liron të “fortin” e Elbasanit

EMRAT/ SPAK mbyll hetimet për bandën e Suel Çelës, 21 të pandehur. Akuza për trafik, vrasje dhe korrupsion

22/02/2026
Bllokimi i aksit juglindor, Berisha: Rrugën nuk e shembi moti, por e shembi korrupsioni!

Bllokimi i aksit juglindor, Berisha: Rrugën nuk e shembi moti, por e shembi korrupsioni!

21/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.