Salianji bën rekurs në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja

Salianji bën rekurs në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja

56
0
Shares

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka apeluar në Gjykatën e Lartë vendimin e Gjykatës së Apelit për Juridiksionin e Përgjithshëm, e cila e dënoi me 1 vit burg.

Avokatët e tij kanë dorëzuar mbi 100 faqe argumente ligjore, duke kundërshtuar vendimin që e shpalli fajtor për kallëzim të rremë. Sipas tyre, dënimi është i pabazuar dhe kërkojnë që Gjykata e Lartë ta rrëzojë atë.

Çështja i është caktuar relatore Albana Boksit, por ende nuk është vendosur data dhe ora e shqyrtimit.

Prej 27 shtatorit, Salianji ndodhet në burgun e Fierit, pas vendimit të Gjykatës së Apelit që la në fuqi dënimin e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Dënimi lidhet me një audio-përgjim ku pretendohej përfshirja e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në trafik droge. Gjykata e cilësoi këtë si kallëzim të rremë dhe shpalli Salianjin fajtor për publikimin e tij. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY