Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ulje qesharake e çmimit të energjisë. Përfitimi nga familjet, afro 500 lekë në muaj

08/01/2025
Ulje qesharake e çmimit të energjisë. Përfitimi nga familjet, afro 500 lekë në muaj
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama dhe Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Energjisë dhe infrastrukturës Belinda Balluku publikuan sot uljen e çmimit të energjisë, të cilën Rama e cilësoi si uljen e parë në historinë e këtyre 35 viteve të çmimit të energjisë elektrike.

Çmimi aktual i energjisë për konsumatorët familjarë ishte 9.5 lekë për kWh, ndërsa pas miratimit të këtij vendimi, çmimi do të ulet me 1 lek për kWh. Kjo ulje do të aplikohet për konsumatorët që konsumojnë deri në 700 kWh në muaj dhe do të jetë në fuqi për periudhën 1 shkurt – 31 dhjetor 2025.

Shumica e familjeve përfituese shpenzojnë nga 400-500 kwh ose ndryshe 400-500 lekë në muaj pagesë më pak.

Propozimi për uljen e çmimit u bë nga Drejtori i Tarifave në OSHEE, i cili deklaroi gjatë mbledhjes së ERE: “I propozojmë bordit të ERE-së miratimin e përcaktimit të shitjes për periudhën 1 shkurt 2025 – 31 dhjetor 2025 për konsumatorët familjarë që konsumojnë më pak se 700 kËh në muaj. Çmimi i energjisë aktive do të jetë 8.5 lekë për kWh. Për konsumatorët familjarë që konsumojnë më shumë se 700 kWh në muaj, çmimi për gjithë sasinë e konsumuar, duke filluar nga kilovati i parë, do të jetë 9.5 lekë për kWh”, tha Drejtori i Tarifave i OSHEE-së.

Sot Shqipëria prodhon 196 megavat energji elektrike nga subjektet private familjar apo biznese

Në vendin e dytë është Serbia me1/4 e prodhimit të Shqipërisë, 51 megavat, pastaj Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia janë bashkë në një grup midis 14 dhe 18 megavat. Tre vjet! Tre vjet politikë në kulmin e sfidës nga kriza e madhe që prodhoi në gjithë sektorin energjetik edhe Europës, lufta në Ukrainë.

Shqipëria 10% të prodhimit të saj e ka nga dielli. 

“Vitet e mira hidrike ne mbulojmë vetëm 75% të nevojave, që të jemi shumë të qartë, prandaj nuk jemi sovranë akoma. Por ama sot jemi tre vite larg sovranitetit të plotë energjetik sepse 30% të volumit të përgjithshëm që na duhet për të kompensuar, plus riciklimin e prodhimit hidrik përmes teknologjisë së re të pompimit që po e zbatojmë në Shqipëri si një projekt inovativ, në bashkëpunim me StatKraftin për Devollin dhe në mënyrë të pavarur nga KESH për Fierzën, do të na bëjnë që të jemi sovranë. Në vitet jo të mira hidrike dhe kemi pasur disa të tilla, ne e kemi 65% kapacitetin total të prodhimit, pra jemi të varur nga importi dhe nga çmimet e bursave dhe nga krizat e të tjerëve.

Ndërkohë që sot ne ju themi shqiptarëve me shumë krenari, u deshën vite, patjetër se duhen vite, por ne ia dolëm që t’iu shohim në sy e t’iu themi; ata që shpenzojnë dhe që janë rreth 95% e konsumatorëve deri në fashën 700 kilovat orë, do të kenë një ulje të çmimit të energjisë dhe mos harroni, në vitin 2019, pra që sipas meje ishte dhe mbyllja e kësaj fazës së parë për sovranitetin energjetik.

Konsumi më i lartë i vitit ishte 21 milionë kilovat orë në natën e Vitit të Ri. Nata e Vitit të Ri të 2019 ka qenë konsumi më i lartë i pikut. Sot 22 milionë kilovatë orë është normaliteti ndërkohë në pik ne shkojmë në 28-29 milionë dhe pikun nuk e kemi më vetëm për Vit të Ri siç e kishim dikur, por pikun e kemi edhe në periudhën e verës për shkak të rritjes eksponenciale të turizmit, por edhe në periudhën dhjetor – janar po ashtu”, tha ndër të tjera Kryeministri Edi Rama. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra në zyrën e tij i tunden themelet nga Ambrozia

14/03/2026
Bordi i Paqes/ Berisha: Ftesa ka lidhje me Shqipërinë dhe nuk ka asnjë lidhje me personin Edi Rama

PD mbledh të hënën kryesinë e saj, priten vendime të rëndësishme

14/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

BORSH/ Me armë në dorë sulmon shtëpinë e ish mikeshës së tij

14/03/2026
Digjen gomat, tymi i zi mbulon rrugën Milot-Lezhë, rrezik edhe për aksidente

Digjen gomat, tymi i zi mbulon rrugën Milot-Lezhë, rrezik edhe për aksidente

14/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra në zyrën e tij i tunden themelet nga Ambrozia

14/03/2026
Bordi i Paqes/ Berisha: Ftesa ka lidhje me Shqipërinë dhe nuk ka asnjë lidhje me personin Edi Rama

PD mbledh të hënën kryesinë e saj, priten vendime të rëndësishme

14/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

BORSH/ Me armë në dorë sulmon shtëpinë e ish mikeshës së tij

14/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.