Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Jorida Tabaku: Si do të mbrojë ligji i ri konsumatorët nga abuzimet me mikrokredite

07/01/2025
Tabaku me intelektuale të Tiranës: Nuk është Tirana jonë…
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pas dorëzimit dje në Kuvend të draft-ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve në sektorin e mikrokredive, deputetja Jorida Tabaku ka shpjeguar sot më në detaje si ky ligj do të mbrojë qytetarët shqiptarë nga abuzimet dhe skemat korruptive.

Në Shqipëri, mbi 100 mijë qytetarë janë përfshirë në skema të mikrokredive abuzive, ku 1700 prona janë sekuestruar për shkak të praktikave të padrejta të kredidhënësve. Tabaku theksoi se situata kërkon ndërhyrje urgjente për të mbrojtur qytetarët dhe për të vendosur standarde të reja në sektorin financiar.

Tabaku shpjegoi tri elemente kyçe të draft-ligjit, të cilat janë hartuar sipas standardeve të Bashkimit Evropian:
1. Mbrojtje e pronës: Ligji garanton që edhe në rastet kur qytetarët marrin kredi të vogla, prona e tyre nuk duhet të vihet në rrezik.
2. Kufizim të penaliteteve dhe interesave: Vendos një tavan të pranueshëm për vonesat dhe interesat, duke parandaluar rritjen e tepruar të borxhit për qytetarët.
3. Transparencë dhe informacion të plotë: Konsumatorët do të kenë akses në informacion të detajuar mbi kushtet e kredive dhe do të mbrohen nga marketingu abuziv i kredive të shpejta.

Deputetja e PD, Tabaku kritikoi mungesën e veprimit nga qeveria, e cila, sipas saj, nuk ka ndërmarrë asnjë hap për të parandaluar krizën që shpërtheu gjashtë muaj më parë.
“Qeveria heshti dhe fjeti për gjashtë muaj, ndërsa qytetarët humbnin pasurinë dhe të ardhurat e tyre. Ky ligj është zgjidhja konkrete që propozojmë për të mbrojtur qytetarët. Propozimi është në tryezë—duhet vetëm të miratohet.”

“Me gjëra të vogla mund të zgjidhen problemet e mëdha,” tha Tabaku, duke theksuar se ky ligj ofron një hap të rëndësishëm drejt standardeve evropiane për mbrojtjen e konsumatorëve.

Tabaku ftoi Kuvendin që të miratojë këtë draft-ligj sa më parë për të ndaluar praktikat abuzive dhe për të garantuar mbrojtje maksimale për qytetarët shqiptarë. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra në zyrën e tij i tunden themelet nga Ambrozia

14/03/2026
Bordi i Paqes/ Berisha: Ftesa ka lidhje me Shqipërinë dhe nuk ka asnjë lidhje me personin Edi Rama

PD mbledh të hënën kryesinë e saj, priten vendime të rëndësishme

14/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

BORSH/ Me armë në dorë sulmon shtëpinë e ish mikeshës së tij

14/03/2026
Digjen gomat, tymi i zi mbulon rrugën Milot-Lezhë, rrezik edhe për aksidente

Digjen gomat, tymi i zi mbulon rrugën Milot-Lezhë, rrezik edhe për aksidente

14/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra në zyrën e tij i tunden themelet nga Ambrozia

14/03/2026
Bordi i Paqes/ Berisha: Ftesa ka lidhje me Shqipërinë dhe nuk ka asnjë lidhje me personin Edi Rama

PD mbledh të hënën kryesinë e saj, priten vendime të rëndësishme

14/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

BORSH/ Me armë në dorë sulmon shtëpinë e ish mikeshës së tij

14/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.