Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Aleksandër Llanaj vendoset në regjimin e ashpër të burgut, arsyet e vendimit

06/01/2025
Peqin, ndalohet drejtori i burgut dhe 12 efektivë të tjerë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Aleksandër Llanaj i dënuar me 35 vite burg është kaluar në regjimin e ashpër të burgut, 41-bis, pas një urdhëri të ministrit të Drejtësisë.

DETAJET/ Më datë 26.12.2024, i dënuari Aleksandër Llanaj, lindur dhe banues në Vlorë, është vendosur në Regjim të Posaçëm (“41-bis”) për një periudhë 1-vjeçare në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale të sigurisë së lartë, Peqin. Kalimi i tij në këtë regjim u krye në bazë të Urdhrit Nr. 650, datë 26.12.2024, të lëshuar nga Ministri i Drejtësisë, sipas ligjit “Për vendosjen në regjimin e posaçëm të ushtrimit të të drejtave në institucionet penitenciare të sigurisë së lartë”.

Aleksandër Llanaj është dënuar më parë me 35 vite burgim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin Nr. 24, datë 20.01.2016, për kryerjen e veprave penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer ndaj dy ose më shumë personave, në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuara nga nenet 79/dh-25 dhe 278/5 të Kodit Penal.

Gjatë vuajtjes së këtij dënimi, Aleksandër Llanaj është dënuar edhe për disa vepra të tjera penale:

– Më datë 09.02.2017, me vendimin Nr. 79 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, është dënuar me 8 muaj burgim për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP”, parashikuar nga neni 324/a/1 i Kodit Penal.
– Më datë 06.12.2019, me vendimin Nr. 620 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, është dënuar me 2 vite burgim për veprën penale “Rebelimi i të burgosurve”, parashikuar nga neni 270/2 i Kodit Penal.
– Më datë 20.01.2021, me vendimin Nr. 27 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, është dënuar me 2 vite burgim për veprën penale “Rebelimi i të burgosurve”, parashikuar nga neni 270/1 i Kodit Penal.
– Më datë 10.02.2023, me vendimin Nr. 79 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, është dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim për veprat penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP” dhe “Organizimi i llotarive të palejuara”, parashikuar nga nenet 324/a/2 dhe 197/1 të Kodit Penal.

Regjimi i posaçëm “41-bis” zbatohet në sistemin penitenciar për shtetas që përbëjnë rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe kanë lidhje me organizata kriminale, banda të armatosura ose grupe të strukturuara kriminale. Ky regjim aplikohet sipas nenit 17 të ligjit nr. 81/2020 dhe mund të vendoset ndaj personave me status të paraburgosuri ose të dënuar që kryejnë vepra të rënda penale, të cilat cenojnë sigurinë publike dhe rendin kushtetues. r.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Policia jep detajet për dy ngjarjet e rënda në Tiranë

VIDEO SHQETESUESE/ Momentet e sherrit ku humbi jetën Egli Pashollari

22/02/2026
Nisin hetimet për shembjen e rrugës e hekurudhës në Librazhd. Kompania mori inerte

Nisin hetimet për shembjen e rrugës e hekurudhës në Librazhd. Kompania mori inerte

22/02/2026
LAJM I FUNDIT/Sulmi ndaj policisë, Gjykata liron të “fortin” e Elbasanit

EMRAT/ SPAK mbyll hetimet për bandën e Suel Çelës, 21 të pandehur. Akuza për trafik, vrasje dhe korrupsion

22/02/2026
Bllokimi i aksit juglindor, Berisha: Rrugën nuk e shembi moti, por e shembi korrupsioni!

Bllokimi i aksit juglindor, Berisha: Rrugën nuk e shembi moti, por e shembi korrupsioni!

21/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Policia jep detajet për dy ngjarjet e rënda në Tiranë

VIDEO SHQETESUESE/ Momentet e sherrit ku humbi jetën Egli Pashollari

22/02/2026
Nisin hetimet për shembjen e rrugës e hekurudhës në Librazhd. Kompania mori inerte

Nisin hetimet për shembjen e rrugës e hekurudhës në Librazhd. Kompania mori inerte

22/02/2026
LAJM I FUNDIT/Sulmi ndaj policisë, Gjykata liron të “fortin” e Elbasanit

EMRAT/ SPAK mbyll hetimet për bandën e Suel Çelës, 21 të pandehur. Akuza për trafik, vrasje dhe korrupsion

22/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.