“Gonxhe, miliona euro tendera të paracaktuar për miqtë e tij”

“Gonxhe, miliona euro tendera të paracaktuar për miqtë e tij”

22
0
Shares

“Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, sapo mori detyrën, nisi me planifikimin për strategjitë e vjedhjeve të radhës”, deklaroi sot zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli.

DETAJET/

Në Shkurt 2024 kur u krijua shoqëria aksionere në varësi të tij, Operatori i Blerjeve të Përqëndruara, Gonxhe nxitoi të emëronte në detyrën e administratores Arlinda Pogan. “Pra drejtoreshën e famshme të prokurimeve të përmendur së bashku me vetë Blendi Gonxhen pa hesap në raportet e KLSH-së për performancën gropë të prokurimeve në Drejtorinë e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, Tiranë’.

Por sigurisht zyrtarët e Ramës, nuk penalizohen por promovohen për shkeljen e ligjit”, tha Vangjali.

Në Nëntor 2024, Operatori i Blerjeve të Përqendruara i Blendi Goxhes zhvilloi procedurën e kufizuar, mbi kufirin e lartë monetar, për blerje ushqimesh për Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në sistemin e Burgjeve, me fond limit total 26.1 milion euro, të ndarë në 6 lote, dhe afat të kontratës 48 muaj nga data e nënshkrimit të marrëveshjes kuadër.

Shkeljet:

Autoriteti kontraktor i Blendi Gonxhes, në kundërshtim me parimet e prokurimit publik, ka përdorur marrëveshjen kuadër si mjet prokurimi, në kundërshtim me qëllimin e saj sipas nenit 52 të ligjit 162/2020 ‘Për Prokurimin Publik’ i ndryshuar.

Por ligji në dorën e maliqit Gonxhe dhe Poga u përdor si mjet për të rritur fondin limit në miliona euro dhe siguruar lidhjen e kontratave me afat 4 vjeçar në kundërshtim me nenin 2, nenin 3, të LPP, por edhe VKM nr.285/2021 ‘Për miratimin e rregullave të prokurimit Publik’ indryshuar, neni 106 pika 3 ku shkruhet:

Autoriteti/enti kontraktor nuk lidh kontrata shumëvjeçare për punë, mallra ose shërbime, për të cilat bëhen planifikim dhe përdorime vjetore, që gjenden lehtësisht në treg dhe mund të prokurohen normalisht.

Në DT, OBP-ja e Blendi Gonxhes ka përcaktuar se  ofertuesve nuk u lejohet të mbështeten në kapacitetet e subjekteve të tjera, duke shkelur në mënyrë flagrante LPP i cili mbron këtë të drejtë të operatorëve ekzaktësisht me nenin 84 të tij.

Vlerësimi i ofertave sigurisht u krye në zbatim të rregullave të Blendi Gonxhes dhe jo legjislacionit për prokurimit publik, pasi fituesit e paracaktuar u shpallën të tillë me ofertat e paraqitura pothuajse sa fondi limit, kështu do paguhen:

4.9 milion euro për të blerë bukë;

1.6 milion euro për të blerë vezë;

7.8 milion euro për të blerë bulmet;

4.8 milion euro për të blerë ushqime bazë;

4.6 milion euro për të blerë fruta-perime;

5 milion euro për të blerë mish.

Po kujt i shkuan rreth 29 milion euro….

shumica e tyre te: -operatori i shpallur fitues për 4 lote nga 6 gjithsej, kompania Dajti-Park 2007 shpk e familjes së deputetit socialist Qefalia.

-por edhe te kompanitë e familjes së Shemsi Sinanit të dënuar me vendim të gjykatës së formës së  prerë me 4 vite burg për korrupsion me tenderat pikërisht lidhur me drejtorinë e burgjeve. 4S shpk është njëra kompani e Sinanit, në letra në pronësi të të birit Xhino Sinani që nuk ka javë të mos fitojë kontrata prokurimesh publike, ndërsa Sinani Trading shpk është kompania tjetër pikërisht subjekti të cilin Shemsi Sinani përdori gjatë kryerjes së veprës penale për të cilën u dënua me burg nga gjykata e që në atë kohë mbante emrin M.B Kurti shpk, kompani të cilën e kishte vetë në pronësi direkte e pasi u kap në korrupsion ja dhuroi fiktivisht djalit tjetër të tij Ledion Sinanit.

Harron Blendi Gonxhja dhe ushtarët e tij, se dokumentet mbeten dhe shpejt do vijë dita që paratë që ndan me shkelësit e ligjit do t`ja kthejë një më një shqiptarëve.pd.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY