Reagon Agron Shehaj për akuzat e Nokës: Nga dhuna fizike kanë kaluar...

Reagon Agron Shehaj për akuzat e Nokës: Nga dhuna fizike kanë kaluar në dhunën mediatike me shpifje

53
0
Shares

Deputeti Agron Shehaj ka reaguar sot në lidhje me një deklaratë të Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, i cili në emisionin ‘Kjo Javë’ në Neës24 e konsideroi kreun e partisë ‘Mundësia’ si opozitë e opozitës, që bën lojën e mazhorancës.

Noka i drejtoi Shehajt tri pyetje publike të cilat Shehaj i konsideron si shpifje që bëhen në vijim të dhunës së dy ditëve më parë, ku Sekretari i Përgjithshëm i PD-së shtyu forcërisht deputetin nga foltorja e Kuvendit.

“Këto janë të gjitha shpifje. Do të doja shumë që të mos flisnim për shpifjet e Flamur Nokës sepse ajo që ndodhi në Parlament është diçka që e panë të gjithë. Ky është vazhdimi i asaj që ka ndodhur në Parlament.

Nga dhuna fizike kanë kaluar në dhunën mediatike me shpifje. Këto janë 3 budadallëqe që vetëm një dikush që i ka ngelur ora tek politika e 1991 mund të vazhdojë dhe të ripërsërisi. Do të dëgjoni çdo ditë nga një shpifje të tillë.

Jo 3 po dhe 10-30-100. Nuk më ndalon dhuna, nuk më ndalojnë shpifjet. Unë këtë betejë e kam filluar e do ta çoj deri në fund. Po vidhen shqiptarët përditë. Nuk po vidhen vetëm nga mazhoranca, por po vidhen në bashkëpunim.

Kjo është kauza ime dhe për këtë do të flas. Janë shpifje, shpifje, shpifje. Janë totalisht shpifje. Unë i ftoj qytetarët të shikojnë shpifjet nga një anë dhe faktet nga ana tjetër.

Ai nuk e fsheh, është fakt që Flamur Noka thotë që skandali prej 1.3 miliard euro është një çështje fake, e thotë vetë, nuk është një thashethem apo akuzë që unë bëj. Janë fakte. Me kë është Flamur Noka është fakt. Nuk ke nevojë ta vrasësh mendjen, e shikon sepse ta plasin në fytyrë”, u shpreh Shehaj për Balkanëeb.r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY