Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, bëri akuza të forta ndaj kreut të partisë Mundësia Agron Shehaj. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në Neës24, Noka tha se deputeti Agron Shehaj është në shërbim të kryebashkiakut Erion Veliaj.
Noka tha se jo çdo njeri, babai i të cilit kapet duke vjedhur qilimat e vilës së Petrit Dumes, konsiderohet i burgosur politik ndërsa i drejtoi 3 pyetje, për të cilat tha se priste përgjigje nga Agron Shehaj.
“A ke ngrënë drekë në Firence me Engjëll Agaçin, Erion Veliajn dhe vëllain e Kryebashkiakut të Tiranës?
A ke biznes me vëllain e Erion Veliajt në Itali?
A ju ka sjellë nga Italia Engjëll Agaçi dhe Erion Veliaj dhe të çuan te Lulzim Basha, pasi Edi Rama të refuzoi?”, tha Noka, duke ia drejtuar pyetjet publike Shehajt.
Noka tha se në seancën e fundit plenare, Shehaj duke marrë rolin e opozitarit të opozitës, i ndërpriste fjalën çdo deputeti të opozitës, ndërsa nuk ndërhynte te ato të mazhorancës.
“Shehaj bëri një tango me Belinda Ballukun, ato janë një, janë Edi Rama. Janë ushtarë të Ramës, janë pushteti dhe lidhja e korrupsionit që i mbajnë bashkë. Pse Shehaj shfaqi gjithë atë dashuri me Ballukun dhe jo me mua?”, tha Noka.
Në vijim Sekretari i Përgjithshëm i PD, tha se SPAK duke hapur hetimet ndaj tij për çështjen e pasurisë, kishte për qëllim t’i mbyllte gojën.
Ai tha se ishte ndryhse nga Agron Shehajt i cili pasi u kërcënua nga mazhoranca se do t’i godisnin biznesin, po i shërben shumicës.
“Edhe çështja që më është hapur mua, apo kolegëve të tjerë nga SKAP-i i partisë, ishte tentativë për të marrë peng. Ishte tentativë për të më marrë peng. Por nuk merret peng Flamur Noka. Flamur Noka nuk merret peng sa të jetë gjallë. Ata janë të qartë tashmë. Por më dhimbset, unë Agron Shehajn e shoh me dhimbje sepse pengmarrja është akt i dhimbshëm. Dinjiteti e dini kur është? Unë jam deputet i zgjedhur me votat e demokratëve. Në momentin që unë bindem se s’do jem më me PD-në, dorëzoj mandatin, mandati është i demokratëve. Fakti që gjithë këto siklete… Mandatin e demokratëve e do, por Erion Veliajt do t’i shërbesh, je i detyruar – kjo dhimbje pastaj më kthehet në neveri dhe s’kam çfarë të them”, u shpreh Noka.
Dy ditë më parë në Parlament pati një incident tek forltorja e Parlamentit. Agron Shehaj kishte zënë foltoren dhe nuk lejonte njeri të fliste ndërsa Flamur Noka e shtyu atë me forcë duke vijuar më pas me akuza për të për lidhje dhe shërbim ndaj mazhorancës.r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/