Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se nuk komenton komente nga ata që ikën por vetëm për të ardhmen ndërsa u pyet nga gazetarët për mesazhin e Ambasadës Amerikane, e dhënë dy ditë më parë nga E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy Van Horn.
Nuk jam këtu për të diskutuar të shkuarën. 5 nëntori u dha përgjigje këtyre, tha Berisha.
“Nuk jam këtu për të diskutuar të shkuarën.
5 nëntori u dha përgjigje këtyre.
Kjo është administratë që ka humbur.
Nuk jam këtu për të harxhuar kohë për të shkuarën.
Duhet të më pyesni për të ardhmen.
Po më pyetët për administratën që vjen, se për administratën që ikën, nuk besoj që ka mbetur gjë që nuk kam thënë para jush.
Nuk rri të komentoj unë tani, të themi, çfarë t’i thuash, ajo ishte shkruar nga dora e Kimit, bile e kishte ndryshuar pak.
Nuk mund të komentoj administratën që ikën”, deklaroi Berisha për gazetarët. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/