Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha, festë me demokratët e Rrugës së Shpresës, mesazhe mbështerje për Metën dhe Salianjin

18/12/2024
Berisha, festë me demokratët e Rrugës së Shpresës, mesazhe mbështerje për Metën dhe Salianjin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha festoi këtë mbrëmje me demokratët e Rrugës së Shpresës që protestuan tek apartamenti i tij për 333 ditë.

Ai tha se arrestimi i liderit të opozitës ishte pjesë e një fushate terrori ndaj popullit opozitar dhe jo vetëm atij.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Qëndrestarë të 333 ditëve. Në krye të radhës kam kënaqësinë e veçantë të ju kujtoj se në librat e shenjtë, në kuptimin biblik, 333 është numri i shenjtë i cili lidh trininë Atin-Të Birin dhe Shenjtin dhe do të thotë, plotni, përsosmëri hyjnore për shërbimin ndaj të vërtetës, nuk e meriton kush më shumë këtë numër.

Zoti ju bekoftë.
Sot para jush dua të ju çoj një përshëndetje të përzemërtë, kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta që përballet me diktaturën e bandave dhe krimit në qelitë e burgut, deputetit të pamposhtur Ervin Salianji që qëndron si kollos kundër narkodiktaturës, sepse mbrojti të vërtetat dhe bëri detyrën si deputet.
Një mirënjohje të pakufishme dhe të atyre që nuk kanë ardhur sot këtu, por kanë qenë me ju çdo natë në këto 333 ditë.
Të dashur miq!
Si kjo kohë fundivitin e kaluar, forca jonë politike dhe pluralizmi politik shqiptar morën goditjen më armiqësore në historinë e tyre.
Kreu i narkoregjimit Edi Rama, mafia ndërkombëtare e Sorosit urdhëruan me 30 dhjetor të vitit të kaluar izolimin, arrestimin dhe heqjen e të drejtës së fjalës, liderit të opozitës.
Arrestimi i tij i paligjshëm dhe siç u faktua tashmë pa asnjë provë të vetme ku të bazohej vendimi.
Padyshim që në serinë e sulmeve ndaj opozitës me ‘non gratat’, vjedhje flamuri, mohimin e të drejtave kushtetuese të deputetëve opozitarë në parlament, arrestimi i kreut të opozitës shënoi goditjen më të rëndë që na u bë, sepse me këtë akt, kreu i narkoshetit dhe mercenarët e tij, tentuan të shtinin terror, jo vetëm në votrat, por edhe në zemrat e demokratëve shqiptarë.
Arrestimet e bujshme publike gjithmonë pasohen nga një valë frike për publikun.
Por të arrestosh liderin e opozitës dhe ti mohosh fjalën e lirë, duke shkelur hapur kushtetutë dhe ligj mbi të gjitha pa asnjë provë është një fushatë terrori ndaj popullit opozitar dhe jo vetëm atij. Është një fushatë terrori ndaj çdo shqiptari, këtë e bën Putini në Rusi, e bën Llukashenko në Bjellorusi, Zajedi në Tunizi dhe Edi Rama në Shqipëri.
Dhe kështu natën e ndërrimit të viteve vitin e kaluar ishte nata më e shëmtuar për demokracinë shqiptare. Atë natë shqiptarët panë diktatorin që pushtoi ekranin e njërit prej televizioneve më të mëdha të vendit, panë diktatorin duke festuar në ekstazë sipas tij, likujdimin përfundimtar të opozitës, ndërsa po atë natë kreut të opozitës të votuar nga rreth gjysëm milionë shqiptarë ju lejuan vetëm disa rreshta të shkruar në Facebook, urim për vitin e ri për popullin opozitar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Familja e Pacollit jep 1 mln euro për rindërtimin e Thumanës e Durrësit

Apeli përjashton Pacollin nga administrimi i Portit të Vlorës

19/02/2026
Bordi i Paqes mblidhet në Uashington, të pranishëm edhe Rama e Osmani

Bordi i Paqes mblidhet në Uashington, të pranishëm edhe Rama e Osmani

19/02/2026
Berisha: McAllister është në të njëjtën linjë me mua, kjo është kryengritje paqësore

Berisha: McAllister është në të njëjtën linjë me mua, kjo është kryengritje paqësore

19/02/2026
NIKE, GUCCI, DIOR/ Bllokohen mbi 103 mijë palë veshje të dyshuara si të falsifikuara në Durrës

NIKE, GUCCI, DIOR/ Bllokohen mbi 103 mijë palë veshje të dyshuara si të falsifikuara në Durrës

19/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Familja e Pacollit jep 1 mln euro për rindërtimin e Thumanës e Durrësit

Apeli përjashton Pacollin nga administrimi i Portit të Vlorës

19/02/2026
Bordi i Paqes mblidhet në Uashington, të pranishëm edhe Rama e Osmani

Bordi i Paqes mblidhet në Uashington, të pranishëm edhe Rama e Osmani

19/02/2026
Berisha: McAllister është në të njëjtën linjë me mua, kjo është kryengritje paqësore

Berisha: McAllister është në të njëjtën linjë me mua, kjo është kryengritje paqësore

19/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.