Shqipëria hap grupkapitullin e dytë të negociatave me BE, Rama deklaron ambicien

Shqipëria hap grupkapitullin e dytë të negociatave me BE, Rama deklaron ambicien

36
0
Shares

Shqipëria hapi sot një grupkapitull të ri negociatash me BE, të dytin pas atyre që u hapën në tetor të këtij viti.

Kësaj here u hap kapitulli i VI i negociatave “Marrëdhëniet me jashtë”, që përfshin kapitujt negociues 30 dhe 31, përkatësisht “Marrëdhëniet e jashtme” dhe “Politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtjes”

Këtë të martë u mbajt në Bruksel konferenca e tretë ndërqeveritare me BE-në. Vendi ynë hapi grup-kapitullin e VI me BE-në, i cili përfshin politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria shqiptare shpreson që deri në pranverë të hapen më shumë kapituj.

Nu ka dyshim në mendjen tonë se një Europë me Ballkanin Perëndimor do të jetë më e fortë dhe më e bashkuar. Dhe do të jetë më e sigurtë. Ndaj ambicia jonë nuk është sekret. Ne duam të sigurohemi që i kemi bërë detyrat tonë ta shtëpisë dhe që negociatat tona të mbyllen në vitin 2027. e me shpresë anëtarësimi jonë në BE të mbyllet brenda kësaj dekade. Është shumë ambicioze, por ne e kemi ndarë këtë së bashku, jo vetëm me Presidencën hungareze por pikë së pari me Komisionin që na ka mbështetur gjatë gjithë presidencave, që kemi punuar dhe është thelbësore për ne që, duke mos harruar dhe pa nënvlerësuar parimin në bazë të meritave dhe ky parim në bazë të meritave është shumë i rëndësishëm sepse do të na ndihmojë të bëjmë detyrat tona të shtëpisë aq mirë sa të jetë e mundur për hatrin tonë. 

“E kam përsëritur shpeshherë që është e rëndësishme të jemi të mes të Europës dhe është një bekim që vendet që kanë pasur histori si e jona dhe që jetojnë në kontinente të tjera që duan të bëhen demokraci dhe ekonomi të tregut të hapur nuk munden dhe prandaj ata kanë shumë më të tepër vështirësi për t’ia arritur.Ndërsa ne e kemi dhe ky kapitull i dijes së një shteti që funksionon ashtu si një shtet anëtar i BE se si të ndërtojë institucione, si të reformojë të gjithë sektorët dhe sesi të krijojë kushtet për ndarjen e pushteteve, është një dhuratë për ne që jetojmë në mes të Europës, që ne ta shohim të ardhmen në BE. Prandaj ne duam të bëjmë sa më mirë të jetë e mundur dhe besoj se të gjithë ne shpresojmë ta bëjmë Shqipërinë Europën e Ballkanit Perëndimor sepse jemi mirëpozicionuar për ta bërë këtë.“, tha kryeministri Rama në fjalën e tij.

Bashkë me Ramën ndodhen në Bruksel edhe ministrat Igli Hasani, Pirro Vengu, Blendi Gonxhja, Adea Pirdeni, kryenegociatorja Majlinda Dhuka dhe negociatorët përgjegjës për kapitujt përbërës të grupkapitullit të VI.

Më 15 Tetor, Shqipëria hapi pesë kapitujt e parë të anëtarësimit që trajtojnë çështje themelore si Gjyqësori, të Drejtat Themelore, Drejtësia, Prokurimet, Statistikat, Siguria dhe Kontrolli Financiar.

Konferenca Ndërqeveritare i paraprin Samitit të BE dhe Ballkanit Perëndimor, i cili do të mbahet ditën e nesërme, si dhe një sërë takimeve që Kryeministri Rama dhe ministrat e kabinetit do të zhvillojnë me përfaqësues të lartë të BE. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY