Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Do vendoset me urgjencë karta e konsumatorit, me të cilën do rimbursohet 100 përqind TVSH-ja e produkteve bazë

16/12/2024
Berisha: Do vendoset me urgjencë karta e konsumatorit, me të cilën do rimbursohet 100 përqind TVSH-ja e produkteve bazë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Do vendoset me urgjencë karta e konsumatorit, me të cilën do rimbursohet 100 përqind TVSH-ja e produkteve bazë për çdo pensionist dhe familje në nevojë, deklaroi sot në një konferencë kreu i PD, Sali Berisha.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Unë kam paraqitur këtu para jush paketën e emergjencës të minimumit jetik mbi 200 euro dhe llogaritjes së pensioneve mbi këtë minimum, pagën minimale 500 euro, por këto përsëri nuk mjaftojnë.
Pse nuk mjaftojnë? Sepse nga këto pensione, tre pensione u merren me TVSH-në, që ata paguajnë në çdo kafshatë ushqim.
A mund ta imagjinoni ju, paguan pensionisti 500 euro TVSH për ushqimet që përdor në muaj, paguan njëlloj sa presidenti i Republikës që merr mbi 5 mijë euro apo Edi Rama që i afrohet aty, për të mos thënë Dumani me 7 mijë euro.
A ka më çnjerëzore se kjo?
Po në kuadrin e programit tonë për të përmbysur shpërndarjen e të ardhurave kombëtare, për të ngushtuar sadopak këtë hendek të frikshëm të krijuar në shoqërinë shqiptare, dal sot para jush për të informuar qytetarët se do vendoset me urgjencë karta e konsumatorit, me të cilën do rimbursohet 100 përqind TVSH-ja e produkteve bazë të shportës për çdo pensionist, për çdo familje në minimumin jetik, për çdo invalid, pa përjashtim.
Karta ka dy rrugë për të proceduar, ka një rrugë për të ulur TVSH-në ose për të hequr TVSH-në për ushqimet, por kjo përsëri barazon ata që nuk mund t’i barazosh.
Nuk mund të barazosh ti atë që merr 7 mijë euro për të fjetur mbi dosjet e krimit çdo natë, e plus sa merr nga krimi, me këtë që numëron kafshatat me 160 mijë euro.
Ndaj për të mos krijuar këtë barazi, jo, ekspertët sugjerojnë që të mbetet TVSH siç është dhe të gjithë këta, 780 mijë pensionistë, të gjitha familjet në ndihmë ekonomike, etj, se edhe ata paguajnë TVSH, TVSH-ja e produkteve bazë t’u rimbursohet 100 përqind.
Ekspertët e ekonomisë dhe fushës dixhitale kanë një skemë të shkëlqyer për të shmangur çdo lloj evazioni, pasi çdo faturë e atyre që paraqesin këtë kartë, do depozitohet në një server dhe në krye të 6 muajve do bëhet bilanci, 20-30 ditë mbrapa dhe poseduesi i kartës do marrë të gjithë pagesat që ka bërë për TVSH-në.
Pra, nuk ka bonuse, nuk ka nevojë për bonuse dhe mëshirë pensionisti, pensionisti ka nevojë të bësh një hap drejt ngushtimit të hendekut të tmerrshëm që ke krijuar.
Ky është hapi tjetër i madh që ne ndërmarrim për të lehtësuar jetën e të gjithë shqiptarëve, jo vetëm pensionistëve, por edhe familjeve në nevojë, të papunëve dhe me radhë. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

‘Fusha’/KLSH gjeti shkelje të rënda tek kompania favorite e Kryeministrit

Apeli i Posaçëm lë në fuqi detyrimet për biznesmenin Fusha

19/02/2026
Rama ngre çështjen e Thaçit në Bordin e Paqes në Washington, Shqipëria do të dërgojë policë në Gaza

Rama ngre çështjen e Thaçit në Bordin e Paqes në Washington, Shqipëria do të dërgojë policë në Gaza

19/02/2026
Familja e Pacollit jep 1 mln euro për rindërtimin e Thumanës e Durrësit

Apeli përjashton Pacollin nga administrimi i Portit të Vlorës

19/02/2026
Bordi i Paqes mblidhet në Uashington, të pranishëm edhe Rama e Osmani

Bordi i Paqes mblidhet në Uashington, të pranishëm edhe Rama e Osmani

19/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

‘Fusha’/KLSH gjeti shkelje të rënda tek kompania favorite e Kryeministrit

Apeli i Posaçëm lë në fuqi detyrimet për biznesmenin Fusha

19/02/2026
Rama ngre çështjen e Thaçit në Bordin e Paqes në Washington, Shqipëria do të dërgojë policë në Gaza

Rama ngre çështjen e Thaçit në Bordin e Paqes në Washington, Shqipëria do të dërgojë policë në Gaza

19/02/2026
Familja e Pacollit jep 1 mln euro për rindërtimin e Thumanës e Durrësit

Apeli përjashton Pacollin nga administrimi i Portit të Vlorës

19/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.