Berisha publikon mesazhin: Narkoshteti po mobilizon trupën kriminale elektorale

Berisha publikon mesazhin: Narkoshteti po mobilizon trupën kriminale elektorale

72
0
Shares

Sali Berisha

Kreu i PD, Sali Berisha publikoi sot mesazhin prej të cilit merret vesh se qeveria po mobilizon trupën kriminale elektorale më të rrezikshme të të gjitha kohërave.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Një seri zhvillimesh të reja dëshmojnë se narkoshteti po mobilizon të gjithë potencialet e tji për t’u shndërruar në trupin kriminal elektoral më të rrezikshëm të kohërave.
Punonjësit civilë të qeverive vendore, të arsimit, punonjësit e ambasadave të Shqipërisë në botë, po shndërrohen në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën, në kriminelë të vërtetë elektorale.
Unë këtu dua të lexoj vetëm një mesazh që dëshmon fytyrën kriminale të hajdutit Subash të Fierit.
-Jam e mërzitur dhe e lodhur, thotë punonjësja.
-Pse, çfarë ke?
-Do më heqin nga puna.
-Pse?
-Ngaqë nuk gjej të afër që jetojnë jashtë shtetit për votimet. -Për gjëra koti që iu tek kryetarit të bashkisë Fier.
-Mjerë ju çfarë u ka gjetur. Hidheni në gjyq?
-E fiton ai gjyqin se e njeh ligjin.
-Po të hoqën për këto motive, fiton ti, jo ai. Janë mësuar këta që njerëzit që nuk i duan, i heqin nga puna.
Pra, arrin gjer në shkallë cinizmi i narkoshtetit sa që të heq nga puna nëse nuk ke në rrethin tënd familjarë që të japin emrat e tyre. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY