Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Bardhi kërkesë Kuvendit dhe për dijeni trupit diplomatik: Respektoni Opinionin e Komisionit të Venecias

13/12/2024
Rama refuzon interpelancën pasi “Becheti” ishte shpifje, Bardhi nxjerr vendimin e gjykatës së Brukselit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi i kërkuar Kryeparlamentares Elisa Spiropali, duke vënë në dijeni edhe Trupit Diplomatik në Tiranë, për zbatimin e opinionit të Komisionit të Venecias lidhur me zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhacka. Duke përmendur qëndrimin e plotë të Komisionit të Venecias, në letrën drejtuar Kuvendit, Gazment Bardhi kujton se “Opinioni këshillimor i Komisionit të Venecias arrin vetëm në një konkluzion/këshillë: Detyrimin e Kuvendit që të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, si element bazë i shtetit të së drejtës. Ashtu siç qartësisht Komisioni i Venecias është shprehur, në rastin e zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi nuk po detyrohet që të votojë në një mënyrë të caktuar, por po përmbush vetëm përgjegjësinë e tij për të respektuar Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.”.

Për Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike, “qëndrimi personal i Kryetares së Kuvendit dhe i mazhorancës socialiste, pas publikimit të Opinionit të Komisionit të Venecias, është jo vetëm i papranueshëm, por jashtë çdo logjike njerëzore dhe politike. Ju po sajoni/deformoni qëndrime që nuk gjejnë asnjë mbështetje, në asnjë fjali dhe në asnjë paragraf të Opinionit të Komisionit të Venecias. Ju po bëni interpretimin sipas asaj që ju do të dëshironit të shprehej Komisioni i Venecias dhe jo sipas asaj që është shprehur qartësisht Komisioni i Venecias. Ju nuk po i përmbaheni zotimit tuaj publik që do të vepronit sipas Opinionit të Komisionit të Venecias dhe do ta zbatonit atë. Ju po tregoni se investuat kot Komisionin e Venecias dhe nuk po e respektoni autoritetin e tij. Ju po jepni shembullin e paprecedent në një vend demokratik, që nëse nuk pëlqehen vendimet e gjykatave atëherë ato mund të mos zbatohen.” – thuhet në shkresën e kreut të grupit demokrat.

Në përfundim, Grupi Parlamentar i PD kërkon që në përputhje me këshillat e vyera të Komisionit të Venecias, të nisin procedurat parlamentare, në seancën më të parë plenare, për zbatimin e vendimeve nr. 1/2023 dhe 55/2024 të Gjykatës Kushtetuese. “Çdo sjellje e kundërt me këtë përbën minim të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.” – thuhet në shkresën e Bardhit.e.d

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

‘Fusha’/KLSH gjeti shkelje të rënda tek kompania favorite e Kryeministrit

Apeli i Posaçëm lë në fuqi detyrimet për biznesmenin Fusha

19/02/2026
Rama ngre çështjen e Thaçit në Bordin e Paqes në Washington, Shqipëria do të dërgojë policë në Gaza

Rama ngre çështjen e Thaçit në Bordin e Paqes në Washington, Shqipëria do të dërgojë policë në Gaza

19/02/2026
Familja e Pacollit jep 1 mln euro për rindërtimin e Thumanës e Durrësit

Apeli përjashton Pacollin nga administrimi i Portit të Vlorës

19/02/2026
Bordi i Paqes mblidhet në Uashington, të pranishëm edhe Rama e Osmani

Bordi i Paqes mblidhet në Uashington, të pranishëm edhe Rama e Osmani

19/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

‘Fusha’/KLSH gjeti shkelje të rënda tek kompania favorite e Kryeministrit

Apeli i Posaçëm lë në fuqi detyrimet për biznesmenin Fusha

19/02/2026
Rama ngre çështjen e Thaçit në Bordin e Paqes në Washington, Shqipëria do të dërgojë policë në Gaza

Rama ngre çështjen e Thaçit në Bordin e Paqes në Washington, Shqipëria do të dërgojë policë në Gaza

19/02/2026
Familja e Pacollit jep 1 mln euro për rindërtimin e Thumanës e Durrësit

Apeli përjashton Pacollin nga administrimi i Portit të Vlorës

19/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.