Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Opinioni i Venecias, dezinformim nga Spiropali, e lexon nga poshtë atë çfarë shkruhet

10/12/2024
Opinioni i Venecias, dezinformim nga Spiropali, e lexon nga poshtë atë çfarë shkruhet
Share on FacebookShare on Whatsapp

Dy mendime të ndryshme për një opinion janë shprehur nga Elisa Spiropali dhe Gazment Bardhi.

Ka reaguar kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi në lidhje me opinionin e Venecias.

”Kryetarja e Kuvendit duhet ta rilexojë edhe njëherë opinionin e Komisionit të Venecias, ta kuptojë dhe ta zbatojë. Dezinformimi i saj që vazhdon edhe pasi opinioni është publik tregon se ka një tentativë për të vijuar me mbrojtjen e paprecedent ndaj deputetëve që shkelin kushtetutën për përfitime personale, tërësisht në të kundër të asaj që Komisioni i Venecias këshillon.

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali nga sot ka vetëm një detyrim: Të zbatojë dy vendime të Gjykatës Kushtetuese, siç këshillon në opinionin e tij edhe Komisioni i Venecias. Çdo deformim apo devijim nga thelbi i opinionit dhe përhumbja nga detaje pa thelb nuk ndihmojnë në forcimin e demokracisë dhe as të shtetit ligjor”, tha Bardhi në lidhje me interpretimin e mëparshëm të kryetares së Kuvendit, Spiropali.

Pak më herët kreu i Kuvendit, Elisa Spiropali në komentin e saj e interpretoi krejt ndryshe opinionin e Venecias.

“Besoj tani është e qartë për të gjithë se qëndrimi ynë lidhur me procesin e trajtimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka nuk ishte një qëndrim as politik, as partiak, por një qëndrim kushtetues që lidhet me sovranitetin e paprekshem të Kuvendit!

Gjykata Kushtetuese ka kërkuar që deputetët të votojnë në një mënyrë të caktuar dhe kjo nga ne është lexuar jo thjesht si ndërhyrje në pavarësinë e Kuvendit, por në radhë të parë si një vendim i pazbatueshëm për shkak të pamundësisë së një rregulli që i imponon deputetit se si të votojë!

Sot morën përgjigje edhe të gjitha akuzat, shpifjet dhe propaganda me të pavërteta kundër këtij qëndrimi, por si Kryetare Kuvendi ndjehem e lehtësuar dhe për këtë falenderoj Komisionin e Venecias që e shqyrtoi me shpejtësi dhe seriozitet maksimal kërkesën time.

Kam bindjen se ky opinion i drejtë do t’u shërbejë të gjitha palëve dhe institucioneve për reflektim në zgjidhjen drejt të çështjeve në lidhje me papajtueshmërinë e mandatit të deputetit në të ardhmen”, deklaroi Spiropali duke theksuar se opinionin i Venecias ishte në fabor të saj dhe gjykimit sipas mazhorancës. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

‘Fusha’/KLSH gjeti shkelje të rënda tek kompania favorite e Kryeministrit

Apeli i Posaçëm lë në fuqi detyrimet për biznesmenin Fusha

19/02/2026
Rama ngre çështjen e Thaçit në Bordin e Paqes në Washington, Shqipëria do të dërgojë policë në Gaza

Rama ngre çështjen e Thaçit në Bordin e Paqes në Washington, Shqipëria do të dërgojë policë në Gaza

19/02/2026
Familja e Pacollit jep 1 mln euro për rindërtimin e Thumanës e Durrësit

Apeli përjashton Pacollin nga administrimi i Portit të Vlorës

19/02/2026
Bordi i Paqes mblidhet në Uashington, të pranishëm edhe Rama e Osmani

Bordi i Paqes mblidhet në Uashington, të pranishëm edhe Rama e Osmani

19/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

‘Fusha’/KLSH gjeti shkelje të rënda tek kompania favorite e Kryeministrit

Apeli i Posaçëm lë në fuqi detyrimet për biznesmenin Fusha

19/02/2026
Rama ngre çështjen e Thaçit në Bordin e Paqes në Washington, Shqipëria do të dërgojë policë në Gaza

Rama ngre çështjen e Thaçit në Bordin e Paqes në Washington, Shqipëria do të dërgojë policë në Gaza

19/02/2026
Familja e Pacollit jep 1 mln euro për rindërtimin e Thumanës e Durrësit

Apeli përjashton Pacollin nga administrimi i Portit të Vlorës

19/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.