Paralajmërohet protesta elektroshok më 23 dhjetor, opozita mblidhet në Tiranë

Paralajmërohet protesta elektroshok më 23 dhjetor, opozita mblidhet në Tiranë

62
0
Shares

“Data 23 dhjetor do të jetë dita e mosbindjes më të fuqishme kombëtare që ka njohur Shqipëria gjer sot,” tha sot në një konferencë për shtyp kreu i PD, Sali Berisha, duke paralajmëruar një reagim të fortë opozitar ndaj qeverisë aktuale.

Duke iu referuar një rezolute të votuar me unanimitet në Uashington, Berisha tha se kjo rezolutë është një mbështetje e fuqishme jo vetëm për PD-në, por për çdo shqiptar që aspiron të jetojë në një vend të lirë dhe demokratik.

”Ajo damkos Edi Ramën para të gjitha kancelarive dhe institucioneve demokratike në botë. Kurrë ndonjëherë nuk do të votoheshin tre rezoluta në më pak se një muaj për një vend, nëse situata nuk do të ishte jashtëzakonisht alarmante,” theksoi ai, duke shtuar se partnerët ndërkombëtarë janë ndërgjegjësuar për narkodiktaturën që, sipas tij, sundon në Shqipëri.

Berisha bëri thirrje për mosbindje civile, duke deklaruar: “Diktatura rrëzohet ose me lëvizje të armatosur, ose me mosbindje civile. Opozita shqiptare ka zgjedhur mosbindjen civile si rrugën kryesore.”

Ai i ftoi të gjithë shqiptarët që më 23 dhjetor të bashkohen në një mosbindje civile që duhet të ketë fuqinë e elektroshokut për regjimin narkodiktatorial të Edi Ramës.

Në përfundim, Berisha shprehu mirënjohje për liderët ndërkombëtarë që me një shpejtësi të rrufeshme votuan në një hark kohor në më pak se katër javë tri rezoluta kushtuar Shqipërisë, duke theksuar se kriza politike në vend është bërë një shqetësim global. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY