DORJAN TELITI/ Buxheti 2025, besnikëri ndaj oligarkisë, tradhëti ndaj Shqipërisë

DORJAN TELITI/ Buxheti 2025, besnikëri ndaj oligarkisë, tradhëti ndaj Shqipërisë

19
0
Shares

Nga Dorjan Teliti

Ndërkohë, në kto 11 vite të fundit, investime direkte të të huajve nuk shohim, modele ekonomike zhvëllimore nuk kemi. Modeli ekonomik i vetëm është ai i betonit dhe ai i pastrimit të parave të pisëta.

I vetmi sektor që lulëzon ende, edhe në vitin 2024, ndërkohë që sektorët e tjerë prodhues të ekonomisë shqiptare, sektorët e infrastrukturës, të shërbimeve, janë në krizë të thellë.

Por mbi të gjitha, ai që është në krizë më të thellë, është sektori i bujqësisë, i cili prej dy vitesh tashmë nuk po shikon as rritje, por shikon vetëm regres dhe kjo si pasojë e braktisjes zyrtare e dy shuplakave të forta që Edi Rama dhe qeveria e tij i ka dhënë sektorit të bujqësisë. Nga njëra anë, duke dhënë subvencionet më të ulëta në rajon për 11 vite dhe në anën tjetër duke shpikur një skemë kriminale të diferencimit të tvsh-së në hyrje dhe në dalje që e ka rritur koston e fermerit shqiptar me të paktën 20-30%.

Është një model, i cili bazohet tek paratë e pisëta dhe në pastrimin e tyre, prandaj euro në këto vite është shfuqizuar përtej çdo lloj norme dhe arsyeje normale.

Do ishte lajm i mirë, sikur leku shqiptar të fuqizohej nga fuqizimi i ekonomisë shqiptare, por nuk ardhur nga fuqizimi i ekonomisë shqiptare, ka ardhur nga dyndja e miliarda eurove të cilat sot gjenden në tregun shqiptar, kanë deformua konkurrëncën e lirë dhe të ndershme, ka vrarë sipërmarrjen shqiptare, që ka bërë të falimentojmë me qindra dhe dhjetëra prodhues shqiptarë vetëm gjatë pranverë-verë të këtij viti.

Tre janë shtresat që e vuajnë më shumë varfërinë: pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuar.

Do ketë një qindarkë shtesë buxheti i vitit të ardhshëm, ky buxheti madhështor për 164 mijë persona me aftësi të kufizuara? Zero. Ndërkohë çmimet do rriten, do varfërohen akoma dhe më tepër.

Po për 62 mijë që janë familje ekonomike, që janë 200 mijë frymë do ketë ndonjë rritje të pagesës së tyre mujore? Zero dhe për ta.

Ndërkohë për pensionistët, do të kujtohet qeveria, që në nëntor të vitit 2025 të bëjë indeksimin ligjor, indeksimi duhet bërë në muajt e parë të vitit, por qeveria do ta bëjë në nëntor të vitit të ardhshëm, ndërkohë deri në nëntorin tjetër për 12 muaj prap çmimet do t’i gërryejnë atë xhepin e shpuar të pensionistit.

Si e luftoi Edi Rama varfërinë? Përkundrazi, po e thellon akoma dhe më tepër atë, ndërkohë që do na marrë para më shumë se sa në 2024.

Ndryshoi gjë për arsimin, apo për shëndetësinë vitin e ardhshëm. Vitin e ardhshëm ajo që do shkojë direkt për arsimin, për arsimin do shkojë 2.6% e GDP-së.Dhe prap do kemi fenomene në vitin e ardhshëm të klasave bosh sepse s’ka mësues dhe klasa me dy turne, sepse investimi në shkolla dhe në çerdhe nuk do bëhen.

2.9% për Shëndetësinë. Këto financime nuk shkojnë atje, përkundrazi.

Do marr një projekt, koncensioni i Sterilizimit, i cili ka vendim gjykate sot, të Shkallës së Parë që urdhëroi qeverinë shqiptare të rishikojë vlerën e kontratës koncensionare sepse është e fryra tha, efektivisht, e thotë gjykata.

Dhe në 2024 kjo kontratë ka marrë 17.5 mln euro. Sa do marrë vitin e ardhshëm, më pak thoni ju, mqs gjykata është shprehur? Jo, do marrë më shumë, 19 mln euro. Për të mos folur për Inceneratorin e Tiranës që do marrë llokmën e vet, 12 mln euro në 2024, 13 mln euro në 2025 edhe pse ende nuk ekziston.

Lukset qeveritare, llokmën e vet. 25mln euro shtesë për lukset qeveritare vetëm të ministrive. Porti i Durrësit, 98 mln euro këtë vit, 147 mln euro vitin e ardhshëm porti i ri në Porto Romano.

Buxheti i vitit 2025 i shpall besnikëri oligarkisë, i shpall besnikëri tenderave pa garë, lukseve dhe i shpall dhe i zyrtarizon për të 12 vit radhazi tradhëtinë ndaj shqiptarit të thjeshtë, ndaj familjes, individit, çifteve të reja, ndaj sipërmarrjes shqiptare, ndaj këtij kombi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY