Ka filluar mbledhja e konferencës së kryetarëve me debate procedurale. Ajo që ishte paralajmëruar si një mbledhje për të vendosur mbi solemnitetin e seancës së sotme, ka nisur me diskutime në se mbrëmë duhet të vendoste për përmbylljen e marrëveshjes grupoi i negociatorëve apo komisioni reformës.
Kreu i Kuvendit i tërhoqi vëmendjen kreut të komisionit të reformës Fatmir Xhafaj që nuk mblodhi dje këtë komision.
Nën këtë frymë ishte edhe ndërhyrja e kreut të grupit parlamentar, deputetit demokrat Edi Paloka.
Nga ana e tij, Famtir Xhafaj ka shprehur pretendimet e tij, duke pretenduar se para mbledhjes së komisionit parlamentar duhej ë mblidhej grupi negociatorëve dhe propozimi i tyre do të bëhej diskutim, më pas i mbledhjes s mundshme të komisionit.
Por Xhafaj nuk shpjegoi pse negociatori i PS-së, Ëngjëll Agaci nuk ishte dje në ambientet e kryesisë, ndërsa negociatorët e PD dhe LSI, respektivisht Oerd Bylykbashi dhe Ylli Manjani, ishin prezentë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/