Kurthi me debatin për gjëra të vogla të Sinajt

Kurthi me debatin për gjëra të vogla të Sinajt

14
0
Shares

Prej të paktën dy muajsh, deputetë të opozitës në Komisionin e Këshillit dhe Mandateve, janë përfshirë në një debat për mandatin e ligjvënësit socialist, Vullnet Sinaj, një çështje që lidhet me shitje produktesh në vlera të vogla një instirucioni publik, ku nuk ka korrupsion, dëmtim të konkurencës, ndërhyrje për përfitim, edhe pse me lexim të ngurtë perceptohet si shkelje e statusit të deputetit.

Pra në që në pamjen e parë shfaqet një cështje minore përballë skandaleve dhe batërdisë së “Rilindjes” me financat publike.

Ligjvënësit opozitarë e akuzojnë Sinajn se rrjeti i kompanive ushqimore në pronësi të tij, “Big”, ka marr një grusht të vogël lekësh nga institucionet publike.

Çështja është tejet e diskutueshme. Nga njëra anë ligji për “Konfliktin e Interesave” ndalon deputetët që të përfitojnë nga paratë e shtetit.

Por, nga ana tjetër, Vullnet Sinaj ka kaluar në statusin e aksionerit pasiv që kur ka marrë mandatin e deputetit, duke i dorëzuar ato tek një person i besuar, siç parashikon ligji. Gjithashtu, të ardhurat e kompanive “Big” nga institucionet publike janë minimale dhe, nëse zbatohet parimi i proporcionalitetit, mund të mos ketë pasoja mbi mandatin e Sinaj.

Pra, në planin politik, e gjithë historia rezulton një betejë e kotë, aq më tepër që Parlamentit aktual i kanë mbetur edhe pak muaj jetë.

Në vitin e dymbëdhjetë të pushtetit, qeverisja e Edi Ramës është shndërruar në një kazan gjigand skandalesh, që, ashtu si kontenierët e mbeturinave të Erion Veliajt në Tiranë, derdhen çdo ditë para fytyrës së qytetarëve.

Shpenzimi i shumë kohe dhe debati për këtë ‘shkelje’ te Vullnet Sinaj, shkakton inflacion tek çështje më të mëdha që lidhen me miliardat e menaxhuara nga super-ministria e Belinda Ballukut fluturojnë në erë, sa në projekte infrastrukore me kosto shumë herë më të larta se vendet më të lodhura të Bashkimit Europian, aq tek shpenzimet për energjinë, të cilat nuk shihen as ku përdoren dhe as ku fluturojnë.

Skandali i importimit të mbetjeve të dyshuara të rrezikshme, që përfshin më shumë se gjysmën e qeverisë brenda saj, shpërtheu sa një shkëndijë fishekzjarri dhe tashmë, opozita, ashtu si edhe qeveria, “po presin fjalën e institucioneve ligjzbatuese”.

Kontrabanda në trarët e Gent Gazhelit po lulëzon në çdo cep kufitar. Jo më larg se pak ditë më parë, një sondazh i Kontrollit të Lartë të Shtetit zbuloi se 63 përqind e të anketuarve deklaronin se kishin blerë ilaçe pa pullë.

Tek Onkologjiku, falë kolegut gazetar Osman Stafa, opinioni publik po njihet me skandalet monstruoze në sektorin e Shëndetësisë. Situata aty është ku e ku më e rëndë, madje as nuk krahasohet, me kacidhet e Vullnet Sinajt.

Policia e Shtetit bëri “ndryshimin e gjakut” në krye të saj dhe në listën fituese janë sërish personazhe si Erion Ahmeti, i njohur si “kryepolici rrugor i betonit të Tiranës”.

Arsimi, jo vetëm që është në fund të renditjes europiane për cilësinë, por, me ngjarjet e fundit, është shndërruar edhe në një vend të rrezikshëm për të miturit dhe të rinjtë.

Pensionet vijojnë të jenë tallëse, ndërkohë që, me një skenar qeveritar, u rritën rrogat për zyrtarët e lartë dhe kryebashkiakët, në shumicë dërrmuese socialiste.

Pavarësisht shkeljeve të pretenduara të deputetit socialist, Vullnet Sinajt, mund të na kursejnë kohën por edhe fokusin. bn (advert)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY