Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh dy ditë pas takimit të BE në Tiranë”

20/11/2024
“Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh dy ditë pas takimit të BE në Tiranë”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, tha sot se zgjedhjet nuk mund të bëhen pas takimit rë BE në Tiranë pasi kjo shërben si propogandë për qeverinë.

Ai e bëri këtë deklaratë pas takimit me Presidentin e Republikës në lidhje me caktimin e datës së zgjedhjeve.

DEKLARATA E SHEHAJT/ “Partia në pushtet fitoi 90% të bashkive. Kjo është një tregues i qartë mbi gjendjen e demokracisë dhe sesa të lira e të ndershme janë zgjedhjet në Shqipëri. Problemet janë të shumta, Presidenti sigurisht që formalisht ka shumë pak hapësira për të ndërhyrë, por roli i tij si institucioni më i rëndësishëm i vendit është shumë i rëndësishëm dhe ai mund të ketë ndikim me qëndrimet e tij, pavarësisht kompetencave që i parashikon ligji dhe Kushtetuta.
Z. Shehaj, Presidenti a ndau me ju të njëjtin qëndrim?
Presidenti thjesht vuri në dukje rëndësinë e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe rëndësinë që qyetatët shqiptarë të kenë mundësi që të zgjedhin ata se kush duhet të qeverisi vendin.
Z. Shehaj ju jeni kundër datës 11 maj për zgjedhjet pavarësisht se në datën 9 maj mund të mbahet takimi i Komitetit Politik Europian?
Këtu jemi në nivel thashethemesh, nuk ka asnjë datë zyrtare. Unë nuk e di informacionin nga e keni marrë ju, mund ta keni marrë në mënyrë jozyrtare, por unë mendoj që është absolutisht e papranueshme dhe e padobishme dhe me një ndikim shumë të madh në procesin zgjedhor të ardhshëm nëse një event kaq i rëndësishëm, siç është ai i Komunitetit Politik Europian (ECP) jo vetëm të mbahet dy ditë para por edhe sikur të mbahej një javë para apo një muaj para, kjo do ishte absolutisht e panevojshme.
Kshuqë unë nuk e di nëse është vendosur për datën 9 për takimin e ECP-së, por pikërisht këtë i thashë edhe Presidentit, që ai nuk mund të vendosi datën e zgjedhjeve të ardhshme duke u bazuar në informacione të paverifikuara. Presidenti i Republikës duhet të komunikoj zyrtarisht me organizatorët e takimit të Komunitetit Politik Europian (ECP) dhe ti thotë, pasi të ketë marrë informacion në radhë të parë nëse kanë vendosur kur do ta mbajnë, por sidomos nëse nuk është vendosur, tu kërkojë atyre që mos ta mbajnë këtë takim në Shqipëri para zgjedhjeve. Le ta bëjnë pas zgjedhjeve, nuk besoj se kjo do ishte problem i madh për ata, kurse për ne absolutisht që është një problem shumë i madh sepse partia në pushtet sigurisht që do ta përdorte këtë eveniment si një vlerësim për qeverinë shqiptare dhe jo për kombin.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Përplasje në “Top Story”, Alfred Lela largohet nga studio pas debatit me Grida Dumën

Përplasje në “Top Story”, Alfred Lela largohet nga studio pas debatit me Grida Dumën

16/04/2026
Operacioni “Anëtarët”, goditet grupi kriminal i shitjes së armëve në Tiranë

TIRANË/ Procedohet penalisht Altin Goxhaj, Policia sqaron incidentin në rrugën “Kavajës”

16/04/2026
Shtëpia e Bardhë alarmohet nga një makinë, dyshohet se kishte bombë

ANALIZA/ Amerika zgjohet ndaj fuqisë së rrezikshme të AI

16/04/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Protesta e opozitës te premten në 19.00, policia vendos bllokimin e rrugëve

16/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përplasje në “Top Story”, Alfred Lela largohet nga studio pas debatit me Grida Dumën

Përplasje në “Top Story”, Alfred Lela largohet nga studio pas debatit me Grida Dumën

16/04/2026
Operacioni “Anëtarët”, goditet grupi kriminal i shitjes së armëve në Tiranë

TIRANË/ Procedohet penalisht Altin Goxhaj, Policia sqaron incidentin në rrugën “Kavajës”

16/04/2026
Shtëpia e Bardhë alarmohet nga një makinë, dyshohet se kishte bombë

ANALIZA/ Amerika zgjohet ndaj fuqisë së rrezikshme të AI

16/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.