Noka: Rama ka fshehur në kryeministri Frida Krifcën që vodhi 33 milionë...

Noka: Rama ka fshehur në kryeministri Frida Krifcën që vodhi 33 milionë euro nga fondet e BE!

55
0
Shares

Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka tha sot se Edi Rama ka fshehur në kryeministri hajduten Frida Krifca që vodhi 33 milionë euro nga fondet e BE! Skapi i partisë nuk guxoi të hetonte.

Sot kam vendosur të flas për një hajdute që ju e keni fshehur, jo për këta hajdutët që i keni këtu në ekran.
Kam vendosur të flas për hajduten që e ka fshehur Rama në kryeministri, Frida Krifca.
E mbani mend ju? Ish-drejtoreshën e famshme të AZHBR, ish-ministren që do krijonte Akademinë e Barinjve!
Këta, edhe kur duken se nuk vjedhin, vetëm vjedhin.
Kanë shpallur një tender 317 mijë euro për të hetuar gjasmë abuzimet me fondet e IPARD-it, me fondet e BE, ndërkohë që vetë IPARD ka hetuar.
Pra bëjnë tender që të vjedhin për të mbuluar gjurmët e vjedhjes.
A mund të ndodhë gjëkundi kjo përveçse në regjimin e narkohajdutëve, në asnjë vend tjetër nuk ndodh.
Pas abuzimit 33 milionë euro, nuk u ngopën, shtojnë edhe 317 mijë të tjera.
Për çfarë janë këto?
Për të prodhuar letra pa vlerë? Për t’u thënë shqiptrëve që Frida Krifca nuk ishte fajtore që vodhi, por ishte faji i procedurave dhe sistemit.
Ajo që ka kërkuar BE për të zhbllokuar 120 milionë euro qëjanë ngrirë për shkak të hajdutërisë që Fridës me shoqe, është që të hetohet nga drejtësia dhe përgjegjësi të shkojë para ligjit.
Ndryshe, fondet 120 milionë euro janë të bllokuara.
Nuk kërkon BE tallje apo burokracira siç bëjnë këta. Ata kanë kërkuar reagim serioz shtetëror, jo të hetojnë hetimet e BE.
Ata kanë kërkuar reagim serioz shtetërore pasi u kap në vjedhje dhe ky reagim është kushti i vetëm që të lëvrohen 120 milionë euro.
Kush e vuan këtë gjë? E vuajnë fermerët shqiptarë.
Fermerët shqiptarë vuajnë edhe vjedhjet e Fridës, por po vuajnë edhe tenderin e radhë për të mbuluar vjedhjet e Krifcës.
Reagim serioz për një qeveri do ishte që Krifca të shkonte përpara drejtësisë me gjithë rrjetin e sekserëve që kishte ngritur për të vjedhur paratë e fermerëve shqiptarë.
Në asnjë vend të botës nuk ndodh që pas një skandali të tillë, kur reagon BE dhe heton, një Fridë të mos ishte para drejtësisë, por të fshihet në skutat e kryeministrisë.
Raportimt e fundit në media e vërtetojnë këtë.
Ato tregojnë se pasi u kap Frida në një megavjedhje për vendin tonë, ajo u fortifikua në një bunker në kryeministri për ta mbrojtur.
Se ne dimë qartë, Rama kështu i ndan edhe hajdutët, hajdutët e tij siç është Olta, Beqja, Frida, etj, por edhe hajdutë që nuk i duhen më dhe i deklaron se kanë ngrënë kumbulla pas shpine.
Mesa duket Frida nuk paska ngrënë kumbulla pas shpine, por i paska ngrënë bashkë dhe me bekimin e kryeministrit.
Ky palo komision që doni të ngrini me 317 mijë euro nuk e shpëton Fridën, as ju dhe Ramën. Përkundrazi, ju njollos edhe më keq.
Frida juaj pasi e zotëroi skemën për 4 vite si drejtoreshë AZHBR-je, u rrit dhe në vend që të ishte në Akademinë e Barinjve, u bë ministre e Bujqësisë.
Tani një gjë duhet ta ndani, a u gradua se vodhi me lezet, apo se vodhi pa lezet. Se që ka vjedhur, ka vjedhur.
Mos ishte rastësi që sapo Frida u gradua, u ngritën zyra sekserësh ku duhet të trokisnin fermerët edhe për fondet e taksapaguesve shqiptarë, jo vetëm ato të BE.
Fermerët që aplikonin për këto fonde duhet të parapaguajnë 20 përqind tek këta konsulentë të Fridës.
Kush nuk parapaguante, Noc Rrokun sipas atij dymetroshit tuaj, fitonte!
Ky ishte standardi që u vendosët fermerëve shqiptarë.
E neveritën fermerët se i ndanë kush është rilindas, do marrë subvencione, kush nuk është, do marrë Noc Rrokun.
Ai skandal tregoi se pasi ju mbaruat punë me buxhetin e taksapaguesve shqiptarë, iu vërsulët taksave të taksapaguesve europianë.
33 milionë euro ishte kjo megavjedhje e Fridës me shokët dhe shoqet.
Zyra e BE e solli dosjen të plotë.
Dosja shkoi te Skapi i partisë. Skapi i partisë, duke qenë se Frida nuk ishte në listën e atyre që kishin ngrënë kumbulla pas shpine, nuk guxoi të hetonte.
Duke qenë se nuk u dëgjua historia e kumbullave nga ana e sulltanit, e dërgoi dosjen në Prokurorinë e Tiranës për ta zhdukur.
Na turpëruat përballë BE dhe u keni bllokuar fermerëve shqiptarë 120 milionë euro, kurse Serbia merr 228 milionë euro.
Ju për vjedhjet e Krifcës bllokoni fermerët.
Fermerët duhet ta dinë mirë këtë dhe të mos e harrojnë se pa këtë vjedhje do ishin ndryshe, do kishin më shumë fitim, punë dhe mirëqenie.
120 milionë eurot e BE për fermerët nuk vijnë sepse Rama ka më shumë xhan Fridën dhe fridat e tjera sesa fermerët shqiptarë. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY