Qeveria dhe Kuvendi, 491 milionë lekë më pak se nevojat për SPAK

Qeveria dhe Kuvendi, 491 milionë lekë më pak se nevojat për SPAK

46
0
Shares

Në foto, Dumani në një nga raportimet në Kuvend

Prokurorë të lartë të SPAK thanë sot se ishin të pakënaqur me fondet e vendosura në dispozicion nga qeveria për vitin 2025.

“Për sa i përket shpenzimeve kapitale, kontatojmë që nuk janë marrë në konsideratë kërkesat shtesë lidhur me pagat, por gjithashtu do të ishte e nevojshme edhe një plotësim i plotë i kërkesave në zërat e tjerë”, tha Alfred Shehu.

SPAK kërkon 491 milionë lekë më shumë për paga, shërbime dhe godinën.

Me përfundimin e procesit të vetingut vitin e ardhshëm, Prokuroria e Posaçme do të marrë edhe kompetencat e Komisionerit Publik së bashku me stafin përkatës. Për këtë lëvizje, SPAK ofron një propozim për Ministrinë e Financave. “Punonjësit administrativ të trajtohen me të njëjtën strukturë page të trashëguar”, tha Shehu.

Për nevojat e Prokurorisë së Posaçme, PS dhe PD u kujdesën bashkërisht që qeveria të mos shmangë detyrimet e parashikuara në ligj. Ndërkohë, demokrati Oerd Bylykbashi nuk e fshehu skepticizmin për shtimin e kompetencave dhe fuqizimin financiar të SPAK.

“Mendoni që lehtësimi i barrës që ju kanë venë mbi kurriz, mund të bëjë që mos kemi nevojë të injektojë fonde pa fund te SPAK dhe të krijojmë një lloj mostre jo vetëm financiare, por edhe juridike?”, tha Bylykbashi. “Ngarkesën tonë për kompetencat tona nuk i përcaktojmë ne, por zbatojmë ligjin”, iu përgjigj Shehu. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY