Sali Berisha vlerëson kontributin e PD dhe ironizon kryeministrin Edi Rama

Sali Berisha vlerëson kontributin e PD dhe ironizon kryeministrin Edi Rama

43
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PD, procesin e reformës në drejtësi, duke mos kursyer edhe ironinë ndaj kryeministrit Edi Rama.
Sipas Berishës, demokratët janë krenarë për kontributin e tyre në këtë reformë.
Duke përcaktuar pozicionin e vendosur të PD në këtë proces, Berisha atakoi kreun e qeverisë Edi Rama me përpjekjet e tij për reformën e shihte veten si kryegjyqtar e kryeprokuror.
Ish-kryeministri bëri të ditur gjithashtu se propozimi i sotëm i dakordësuar, ishte i PD-së.
“Reforma në drejtësi përbën një nga reformat më themelore të 20 viteve të fundit.
Demokratët kanë 1000 arsye të jenë krenarë me kontributin historik në ndërtimin e një sistemit të ri të drejtësisë të bazuar në parimet më të drejta e themelore.
Kjo është reforma, por zbatimi i saj është përcaktuese.
PD arriti objektivat e përcaktuar që në fillim, të bazuara në parimet e moskapjes së sistemit, të respektimit të lirive themelore, në parimin e pavarësisë gjyqësore,.
Çdo betejë që ka zhvilluar, PD ka qenë në këto pozicione. Ndërkohë Edi Rama e shihte veten super gjyqtar superprokuror, ndërsa Xhafaj e shihte veten si super anëtar i të gjitha institucioneve, e shihte veten si klloçkë të këtyre institucioneve.
Opozita qëndroi e vendosur për një sistem të vërtetë drejtësie të standardeve evropiane.
Formula e rënë dakord absolutisht mund të pranohej për 5 minuta.
Por pse nuk u pranua.
Sepse donin të zinin kanalet e aplikimit.
Propozimi i sotëm për KLGJ dhe KLP ishte i PD, i cili u pranua plotësisht. Po s’ju rikthye mendja Edi Ramës, ky është momenti final”, u shpreh midis të tjerave Sali Berisha”, u shpreh midis të tjerave Sali Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY