Erion Braçe flet për të ardhmen e koalicionit PS – LSI

Erion Braçe flet për të ardhmen e koalicionit PS – LSI

51
0
Shares

Deputeti i PS-së Erion Braçe deklaron se e ardhmja e koalicionit është ndikuar shumë në 4- 5 javët e fundit dhe krerët e dy partive duhet të ulen të diskutojnë hapur pa mbajtur asnjë rezervë sy më sy dhe të vendosin për të ardhmen.
“E ardhmja e koalicionit është ndikuar shumë nga kjo marrëdhënie, e krijuar veçanërisht gjatë këtyre katër persë javëve të fundit. Pa diskutim, ka lënë shenjë e gjitha kjo marrëdhënie në mirëqenien e koalicionit. Por natyrisht që i takon krerëve të dy partive politike të koalicionit, kryesore në vend, që të ulen dhe të diskutojnë hapur, pa mbajtur asnjë rezervë, sy më sy dhe natyrisht të vendosin për të ardhmen e këtij koalicioni. Është shumë e rëndësishme që ky diskutim të jetë i hapur, i ndershëm mbi të gjitha, i drejtë sepse këto janë tre parimet për cilat kemi votuar dhe unë brenda partisë time këtu e tre viteve e gjysmë të shkuara. Natyrisht që duhet një vlerësim i plotë se çfarë ka ndodhur gjatë këtyre viteve sa përpara kemi ecur në këtë marrëdhënie koalicioni dhe pa asnjë problemi në fund fare të merret një vendim shumë i qartë”, u shpreh Erion Braçe për TV “Ora News”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY