“Opozita propozon ligj të ri për pensionet e minatorëve, qeveria vazhdon të...

“Opozita propozon ligj të ri për pensionet e minatorëve, qeveria vazhdon të mashtrojë“

46
0
Shares

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, së bashku me një grup deputetësh të opozitës, kanë propozuar një ligj të ri që synon përmirësimin e skemës së pensioneve për minatorët. Ky propozim ligjor vjen pas dekadash premtimesh të pambajtura nga qeveria, e cila ka dështuar në përmbushjen e kërkesave të kësaj kategorie të rëndësishme të punëtorëve, duke i marrë votat me premtime të rreme për përmirësimin e pensioneve.

” Për vite me radhë, minatorët janë mashtruar nga qeveria, që ka premtuar rritje reale të pensioneve, por në fakt, asgjë nuk ka ndryshuar për ta. Qeveria nuk ka bërë asgjë më shumë sesa një indeksim formal të pensioneve, i cili nuk e përmirëson realisht jetesën e tyre”, tha Tabaku në një deklaratë për mediat.

Sipas opozitës, janë mbi 1 mijë minatorë përfitues të pensioneve, ndërsa mbi 13 mijë të tjerë përfitojnë nga statusi i minatorit. Pavarësisht kësaj, pensionet fillojnë nga 40 mijë lekë, një shumë e pamjaftueshme për të përballuar jetesën në kushtet e inflacionit të lartë dhe kostove gjithnjë e më të rritura të jetesës.

Tabaku dhe deputetët e opozitës kanë theksuar se ky ligj synon një rritje të drejtë dhe të merituar për pensionet e minatorëve, duke vendosur një standard të ri që i përgjigjet realisht nevojave të kësaj kategorie punonjësish. Ata kritikojnë ashpër qeverinë për përdorimin e skemave të koncesioneve dhe PPP-ve, që sipas tyre kanë shpërdoruar miliarda nga buxheti i shtetit, ndërkohë që për minatorët janë ofruar vetëm premtime boshe dhe simbolike.

” Minatorët meritojnë më shumë se 20 lekë shtesë në ditë ose premtime të rreme elektorale. Ky ligj është një hap drejt përmbushjes së kërkesave të tyre dhe rivendosjes së dinjitetit të humbur,” shtoi Tabaku. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY