Ervin Salianji reagon pas vendimit të Gjykatës së Lartë: Jo thjesht të...

Ervin Salianji reagon pas vendimit të Gjykatës së Lartë: Jo thjesht të korruptuar por kriminalë

84
0
Shares

Nga Ervin Salianji

Ndonëse i burgosur, i kufizuar i privuar, e me një mandat me shumë mund të fituar, e që e shoh të trafikuar; përballë vetes e jush, jam njeri i lirë.

Po, jam njeriu më i lirë, më i lirë se ca shërbeëore, them atë që mendoj e vendos mbi atë që besoj!
Nuk shitem, nuk blihem, nuk trysnohem e as lëshohem nga padrejtësia, e prapë qëndroj e mbroj interesin publik. Përtej kostove, sakrificave, politikën atë çfarë kam bërë e bej , e kam zgjedhje dhe mision.

E di shumë mirë, që shumë shqiptarë vuajnë padrejtësitë njësoj e ndoshta më keq çdo ditë.
Shumë shqiptare e prekin persekutimin nga padrejtesia, e varfërinë nga pamundesia, qe ja vjedh ja dhunon Edi Rama vete, dora e tij e shtrire si zgjatime sherbetoresh, kudo.

Nuk di nëse kam më shumë keqardhje apo më shume përbuzje për shërbëtorët, që përthyejne shpinën në përkulje ndaj pushtetit, jo thjeshtë të korruptuar por kriminal.
Banda që vendosin për njerëz me diploma!

Të Pengmarrë në integritetin e tyre profesional, i nënshtrohen urdhërit arbitrar që vjen direkt nga skutat e krimit.

Jam i qartë edhe më shumë që dënimi pa ligj e pafuqia e çdo institucioni të pushtetit, veçse i hap shikimin e rrit reagimin njerëzve të ndershëm, opozitarë ose jo, që vuajne keqqeverisjen, emigrimin, korrupsionin, e shkeljen me kembe nga milioneret e pushtetit te krimit.

Sakrifica më motivon, për më shumë qëndresë e betejë!

E ta themi qarte, Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, ndihmojne trafikun e drogës, e mbrojne me gjyqësorin e kontrolluar.
E bekojnë dhe e mbrojnë vete, ndaj nuk u hetua trafikanti i drogës dhe as u hetua përdorimi e institucioneve të ministrisë së brendshme për lehtësimin e përfshirjen ne trafik droge.

Trafikanti vëlla apo xhaxha, nuk bëhet hero!

E vërteta nuk mbulohet nën dritën e diellit!

Përzemërsisht Ervin Salianji.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY