PD: Vendimi i Gjykatës së Lartë për Salianjin, ridënim

PD: Vendimi i Gjykatës së Lartë për Salianjin, ridënim

90
0
Shares

Partia Demokratike e konsideron si ridënim të deputetit demokrat Ervin Salianji vendimin e Gjykatës së Lartë të marrë sot, deklaroi sot PD, përmes sekretarit të saj ligjor, Ivi Kaso.

Supas PD vendimi i gjyqtarëve erdhi nën presionin dhe urdhrat e Edi Ramës.

“Kundër një vendimi të paligjshëm dhe politikisht të motivuar, trupa e Gjykatës së Lartë, as u ngrit në lartësinë e detyrës dhe as nuk i shërbeu balancave ndërmjet pushteve në Shqipëri të cilat i ka fshirë Edi Rama me një të rënë të lapsit.
Mbajtja në burg e nënkryetarit të grupit parlamentar demokrat është një medalje për të dhe opozitarët, dhe një njollë turpi për qeverinë dhe gjykatat e saj, të cilat e kanë kthyer përndjekjen e eksponentëve të opozitës në gjueti shtrigash.

Shërbëtorët e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt në gjyqësor nuk mund ta heshtin opozitën dhe as ta detyrojnë atë që, ashtu si ata, të shndërrohet në ankes të pushtetit”, tha Kaso. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY