Kryeministri Edi Rama ndodhet në Luksemburg, teksa Këshilli i Bashkimit Europian vendosi sot ët hapë negociatat me Shqipërinë për kapitujt “Kryesore”.
Pas takimiz ndërqeveritar të BE, pati edhe një deklaratë të përbashkët për mediat me Péter Szijjártó, Ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregëtisë së Hungarisë, e cila mban edhe presidencën e radhës së BE-së dhe Komisionerin e BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi.
Luksemburg, Kryeministri Edi Rama para nisjes së Kongerencës së Dytë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve të pranishëm.
”Është mënyra më e mirë për të nisur ditën dhe pavarësisht motit gri të Luksemburgut, ndihemi vërtet shumë entuziast dhe mjaftt të inkurajuar që më së fundi, nisim pjesën më të vështirë tëpunës, çka nënkupton çeljen e grupkapitujve të themeloreve me 5 kapituj më shumë, plus tre kritere, të cilat do të na bëjnë që të ecim më përpara dhe do të përmbyllim brenda afatit tonë mjaft ambicioz të gjithë këtë process të negociatave dhe më së fundi do ta bëjmë Shqipërinë që të ulet si e barabartë rreth tryezës së shteteve anëtare të BE”, tha Rama.
–Ka patur një ndryshim të paradigmës në BE, sa i takon zgjerimit. Është si të thuash biletë me një drejtim. Çfarë mendoni për këtë? Mendoni që është kështu?
Kryeministri Edi Rama: Ne jemi shumë, shumë të përkushtuar me BE qysh prej ditës së parë që i ikëm ferrit të diktaturës, duke qenë vendi më i izoluar në Evropë, “Koreja e Veriut’’ e Europës, kështu që pavarësisht se si është situata këtu apo niveleve të ndryshme të vëmendjes apo skepticizmit ndaj zgjerimit, ne nuk kemi hequr kurrë dorë sepse për ne, BE dhe Evropa janë i vetmi vend ku duam të jemi, i vetmi vend që duam t’u lëmë brezave tëardhshme me sigurinë që i lëmë në të vetmen hapësirë, ku liritë, të drejtat, sundimi i ligjit dhe siguria mund të garantohen. Kështu që po, ky moment është i veçantë dhe më duhet të them dhe falë edhe Vladimir Putinit, i cili për shkak të luftës mizore të agresionit, zgjoi nga gjumi edhe më skeptikun dhe i bëri tëshohin realitetin që Ballkani Perëndimor është i nevojshëm përnjë BE më të forte, po aq sa BE, konstelacioni i BE është i nevojshëm për Ballkanin Perëndimor.
Kësisoj jemi të dyja palët në një gjatësi vale. Do të bëjmë më të mirën dhe do të vrapojmë shpejt për t’u siguruar që kjo dritare e jashtëzakonshme mundësie të mos mbyllet pa ne, brenda në BE.
–Kam dëgjuar sidoqoftë që flitet për shembull për masat kundërkorrupsionit.
Kyeministri Edi Rama: Po nuk ka asgjë të veçantë. Çdo gjë është shumë e qartë. Për t’u bërë shtet anëtar duhet të ngresh, jovetëm shpirtrat, por po kështu edhe të gjitha forcat që të punojnë së bashku në realitetin e vendit për të garantuar një vend, i cilifunksionon mirë, u shërben qytatarëve të vet dhe sanksionon në jetën e përditshme atë çfarë shkruhet në Kushtetutë dhe të gjithëangazhimet. Kështu që janë detyra shtëpie, një mal për t’u ngjitur dhe tanimë ne jemi në ngjitje e sipër me ide mjaft të qarta, me vullnet mjaft të fortë dhe nuk ka aspak dyshim që do tëarrijmë atë çfarë duhet arritur, që do të thotë Shqipëria në BE brenda 2030.
– A mendoni se do të arrrini të shkurtoni procedurën e anëtarësimit në kohë të Shqipërisë në BE?
Kryeministri Edi Rama: Ne do ta bëjmë gati Shqipërinë përBashkimin Evropian brenda vitit 2030.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/