PREMTIMI/ “Nuk do të ketë pension dhe bursë poshtë 200 eurove dhe...

PREMTIMI/ “Nuk do të ketë pension dhe bursë poshtë 200 eurove dhe nuk do të ketë rrogë minimale poshtë 500 eurove”

13
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha premtoi këtë mbrëmje se paga minimale do të jetë 500 euro në një qeverisje të PD.

”Zotohem para jush se nuk do të ketë pension dhe bursë poshtë 200 eurove dhe nuk do të ketë rrogë minimale poshtë 500 eurove”, tha Berisha.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Shifrat me të cilat mburret kryehajduti i të gjitha kohërave i kombit shqiptar Edi Rama, e akuzojnë atë më rëndë se ccdo gjë tjetër, se gjithccka tjetër.
E akuzojnë atë se ky hajdut me organizatën e tij kriminale qeveri, rritjen ekonomike të Shqipërisë, e ka shndërruar në parajsë për veten e tij, në parajsë për organizatat e tij kriminale, në parajsë për oligarkët e tij, në varfëri dhe mjerim për qytetarët shqiptarë.
Në mjerim dhe vetëm mjerim për 700 mijë pensionistë shqiptarë.
E ka shndërruar në një mekanizëm, në të cilën ato që prodhohen në këtë vend, vidhen dhe vetëm vidhen.
Miqtë e mi!
Jam këtu për tu zotuar para jush se rritjen ekonomike të Shqipërisë, se pasuritë e saj përrallore, do ti gëzojmë me rroga, pensione, begatim, mbarë shqiptar.
Jam këtu për tu zotuar se nuk do të ketë pension nën minimumin jetik, prej 200 eurosh.
Jam këtu për tu zotuar se nuk do të bursë studentësh nën minimumin jetik, prej 200 eurosh.
Jam këtu për tu zotuar se nuk do të rrogë minimale, ndën 500 euro.
Jam këtu për tu zotuar se shqiptarët me shpejtësi do të dalin në krye të vendeve të rajonit për rroga dhe pensinonet. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY